Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet E. A., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për transportimin e 6 kilogramëve marihuanë.
Sipas njoftimi i akuzuari nga 30 janari ndodhet nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 30 janar, rreth orës 20:30, në Autostradën “Arbër Xhaferi” në afërsi të daljes nga autostrada në fshatin Doganaj- i pandehuri E.A., pa autorizim ka transportuar substanca të cilat me ligj janë shpallur si narkotik.
“ ... duke vepruar sipas udhëzimeve të të pandehurve M.Q., dhe A.R., i njëjti me veturën e tij ‘VË Passat’ ngjyrë e zezë, shkon në hyrje të Podujevës, ndalet te pompa e derivateve ‘Hib Petrol’, kontakton me A.R., me telefon, pas disa minutave aty kishte shkuar një person me veturë i cili i kishte kërkuar që ta përcjellë, pastaj ndalen në parkingun e një marketi, ku aty shkojnë disa persona me dy vetura ‘Mercedes’ dhe një kombi ‘Volksëagen Transporter’, të pandehurin nuk e lejojnë të dal nga vetura, e hapin bagazhin e veturës së të pandehurit dhe vendosin një çantë dhe një qese të najlonit, të njëjtin e përcjellin deri në kyçje të autostradës në drejtim të Hanit të Elezit, më të arritur në dalje të autostradës në fshatin Doganaj, ndalet nga Policia dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur një çantë dhe një qese najloni, ku në të kishte substancë narkotike të llojit mariuhanë e ndarë në 20 paketime në peshë të përgjithshme 6121.08 gramë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore, Ferizaj'da, benim için en iyi ve en iyi şeyler, ve Gjykatës'in, cezayı geri almak ve yasaklamak için gerekli olan her şeyi yapmak için rekabet etmesini öneriyorum.