TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Kosova vatandaşı Makedonya-Yunanistan sınırında yılan taşırken yakalandı.

ggg

Katër pitonë dhe tre gjarpërinj i janë zënë një shtetasi të Kosovës në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi, pika kuftare Bogorodicë. Zyrtarët doganorë kanë sekuestruar gjarpërinjt nga automjeti ku i kishte fshehur shoferi. 

Sipas Drejtorisë maqedonase të Doganave, bëhet fjalë për lloje të mbrojtura: dy pitonë të llojit “Carpet Spilota”, një piton i llojit “Short-tailed”, një piton i llojit “Bredl’s Carpet”, një gjarpër i llojit “Chinese Ring Rat”, si dhe një gjarpër i llojit “Reticulated Super Dëarf”. Në mesin e gjarpërinjve të sekuestruar ndodhet edhe një gjarpër helmues i quajtur “Baron Snake”.

Zyrtarët njoftuan se zvarranikët do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj personit përgjegjës do të ndërmerret procedura përkatëse.

Drejtoria e Doganave njoftoi se llojet e mbrojtura janë subjekt i rregullave të rrepta dhe kërkojnë leje të detyrueshme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër (CITES). Çdo futje në vend pa këto leje konsiderohet e paligjshme.