---
description: Policia ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve, e pas arrestimit ka rezultuar se i dyshuari ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për tentim
title: Policia ndjek një person nëpër fusha, del se ai ishte i dënuar për tentim vrasje
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/01/876ee291-6f35-4fa8-bc04-08f5c995c428.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Policia ndjek një person nëpër fusha, del se ai ishte i dënuar për tentim vrasje

![Arrestim - policia](https://resources.koha.net/images/2025/August/01/876ee291-6f35-4fa8-bc04-08f5c995c428.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

- 17 janar 2026 10:00
- Shpërndaje në:

- 17 janar 2026 10:00
- Shpërndaje në:

Policia ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve, e pas arrestimit ka rezultuar se i dyshuari ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për tentim vrasje. 

Policia njoftoi se patrulla në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, duke iu përgjigjur një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur një person të dyshuar i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht urdhrave për ndalim, i dyshuari ka vazhduar ikjen në këmbë në drejtim të fushave dhe pas ndjekjes rreth dy kilometra, policët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë atë.

Gjatë kontrollit trupor, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një thikë me këllëf dhe një shufër metalike. Personi i dyshuar, A.I, 27 vjeç, është shoqëruar në stacion policor.

“Nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Ferizaj, si person i kërkuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim”, njoftoi PK.

[Edhe ![Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/32b29511-14a8-4f55-b8b0-cfc84fe8b9e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 17 gus 2026 Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-31-vjecar-ne-ferizaj-per-kanosje-konfiskohet-nje-arme-zjarri)

Pas intervistimit, u dërgua në vuajtje të dënimit.

 

[#policia e kosoves](https://www.koha.net/tag/policia-e-kosoves) [#tentim vrasje](https://www.koha.net/tag/tentim-vrasje) [#arme](https://www.koha.net/tag/arme)

Artikuj të ngjashëm

- [![Tentoi të ikte drejt Serbisë, kapet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe vepra të tjera të rënda](https://resources.koha.net/images/2025/February/08/d93bcce1-e05d-4f47-8486-7eed001bc7aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 4 gus 2026 Tentoi të ikte drejt Serbisë, kapet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe vepra të tjera të rënda](https://www.koha.net/kronike/tentoi-te-ikte-drejt-serbise-kapet-i-kerkuari-per-vrasje-ne-tentative-dhe-vepra-te-tjera-te-renda)
- [![Arrestohet i kërkuari për tentim vrasje](https://resources.koha.net/images/2025/November/03/b5f4f2f3-5d61-4990-82e8-4f3592542582.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 28 pri 2026 Arrestohet i kërkuari për tentim vrasje](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-i-kerkuari-per-tentim-vrasje)
- [![Vrasje në tentativë në Fushë-Kosovë](https://resources.koha.net/images/2025/September/24/4f8cff07-f1e5-4c55-8501-c1a581731348.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 13 mar 2026 Vrasje në tentativë në Fushë-Kosovë](https://www.koha.net/kronike/vrasje-ne-tentative-ne-fushe-kosove)
- [![Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/32b29511-14a8-4f55-b8b0-cfc84fe8b9e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 4 jan 2026 Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-nje-person-ne-ferizaj-pasi-publikoi-video-duke-gjuajtur-me-arme)

[Futboll.]() [Hoxha e Dinamo fitojnë derbin ndaj Rijekës](https://www.koha.net/futboll/hoxha-e-dinamo-fitojne-derbin-ndaj-rijekes)

[Futboll.]() [Arijon Ibrahimoviq shënon supergol për Kupë](https://www.koha.net/futboll/arijon-ibrahimoviq-shenon-supergol-per-kupe)

[Arbëri.]() [Zemaj – Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje](https://www.koha.net/arberi/zemaj-qeverise-protestat-do-tju-detyrojne-te-jepni-doreheqje)

[Futboll.]() [Fituesi i Topit të Artë kishte shkëlqyer në “Fadil Vokrri”](https://www.koha.net/futboll/fituesi-i-topit-te-arte-kishte-shkelqyer-ne-fadil-vokrri)

[Arbëri.]() [Banorët e një lagjeje në Bardhosh në telashe me ujërat e zeza tash e disa vjet](https://www.koha.net/arberi/banoret-e-nje-lagjeje-ne-bardhosh-ne-telashe-me-ujerat-e-zeza-tash-e-disa-vjet)

[Arbëri.]() [MASH-i s’e ndryshon rregulloren e shfuqizuar nga Supremja 6 muaj më parë](https://www.koha.net/arberi/mash-i-se-ndryshon-rregulloren-e-shfuqizuar-nga-supremja-6-muaj-me-pare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Policia ndjek një person nëpër fusha, del se ai ishte i dënuar për tentim vrasje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/policia-ndjek-nje-person-neper-fusha-del-se-ai-ishte-i-denuar-per-tentim-vrasje","datePublished":"2026-01-17T10:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:40:07+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":200,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Policia ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve, e pas arrestimit ka rezultuar se i dyshuari ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për tentim","url":"https://www.koha.net/kronike/policia-ndjek-nje-person-neper-fusha-del-se-ai-ishte-i-denuar-per-tentim-vrasje","keywords":"policia e kosoves, tentim vrasje, arme","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/01/876ee291-6f35-4fa8-bc04-08f5c995c428.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
