TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Yakova'da bir kişi yaralandı, zanlı tutuklandı

Kaza-Cinayet-Polis

Fotoğraf: İllüstrasyon

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Një person është plagosur me armë zjarri sot pasdite në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. 

“Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore. Njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Krasniqi.

E Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë njoftoi se sot rreth orës 16:25, në Shërbimin Emergjent është sjellë një i plagosur me armë zjarri. Ka njoftuar se gjendja e pacientit është stabile. 

“Sot, rreth orës 16:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është sjellë një pacient i plagosur me armë zjarri. Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës. Pacienti është i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tij aktualisht është stabile”, u tha në njoftimin e Spitalit.