TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Sferka'da kenevir yetiştirme suçundan 9 kişi hakkında iddianame hazırlandı.

Esrar

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 9 personave për kultivim të kanabisit në plantacionet e Kliqinës dhe Sferkës.

Ata akuzohen për veprat penale, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit, duke vepruar si anëtarë të një grupi, gjatë vitit 2024, në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë të Komunës së Pejës, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me qëllim të prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

“Në dy parcela janë kultivuar gjithsej 2,850 bimë kanabis sativa, ndërsa nga këto bimë është siguruar narkotik i llojit kanabis sativa në peshë të përgjithshme prej mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë zbatimit të urdhërkontrollit më 27 shtator 2024. Sipas aktakuzës, njërit prej të pandehurve i ishte premtuar shuma prej 15,000 eurosh për angazhimin në kultivimin e narkotikëve, ndërsa gjatë hetimeve, ndaj njërit prej të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1,540 euro në kartëmonedha të falsifikuara, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim të futjes në qarkullim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, departamenti i Krimeve të Rënda.

Tutje, përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, ndërsa një tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, së bashku me municion.