TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

İstog'da 45 mermi içeren bir tabanca ele geçirildi.

arme

Fotoğraf: İllüstrasyon

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Istog pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë dhe 45 fishekë.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 6 shtator, në udhëkryqin e rrugëve Lugu i Butë–Polan–Bjeshkët e Istogut. Njësiti policor, gjatë patrullimit, ka ndaluar tre persona.

Gjatë kontrollit, në çantën e krahut të njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 45 fishekë. Sipas policisë, personi kishte leje për mbajtjen e armës për qëllime të shenjëtarisë, por jo edhe për bartjen e saj.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.