TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Durres Limanı'nda 107 kg'dan fazla uyuşturucu ele geçirildi, konteynerin Kanada'dan geldiği belirlendi.

esrar

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro në një kontejner në Portin e Durrësit. Kontejneri kishte ardhur nga Kanadaja. Droga ishte fshehur në një kamper brenda kontejnerit, në hapësira të modifikuara e të mbuluara me veshje druri. 

“Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm. Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë. 

Në kërkim janë shpallur dy persona. 

“Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje. Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet. Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia.