TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

PIK, Priştine'de üç, Gjilan'da ise iki polis memurunun görevden uzaklaştırılmasını tavsiye ediyor.

Kosova Polis Müfettişliği (KPI)

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë, tre në Prishtinë dhe dy në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale.

Sipas njoftimit të IPK-së, tre policët në Prishtinë dyshohen për “Ngacmim seksual” dhe “Kontrollim të kundërligjshëm”.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen “Lakërishte”. Sipas pretendimeve të ankueses, ajo ishte duke drejtuar veturën kur ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë, të cilët më pas i kishin thënë të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale për veprat e dyshuara. IPK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Ndërkaq, në Gjilan, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor, rreth orës 23:00, policët dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur në veturën zyrtare. Gjatë kësaj kohe, pretendohet se ndaj tij është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia, përfshirë marrjen e telefonit pa urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

Dyshimet fillestare sugjerojnë se rasti mund të ketë lidhje me një ankesë që i njëjti qytetar e kishte parashtruar në korrik të këtij viti ndaj zyrtarëve policorë, për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.

IPK-ja ka theksuar se do të vazhdojë të hetojë dyshimet për veprime të kundërligjshme nga zyrtarët policorë, me qëllim të garantimit të llogaridhënies dhe forcimit të integritetit policor.