Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari për sulm seksual ndaj një 14 vjeçareje.
Siç thuhet në njoftimin për këtë çështje, masa e paraburgimit u caktua pasi ekziston dyshimi që të dielën, në rrugën Ferizaj-Gjilan, i dyshuari, për qëllime seksuale e ka prekur të miturën në veturën në të cilin ishin bashkë dhe paraprakisht kishte përdorur fjalë banale.
“..i pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur të dëmtuarën e mitur të moshës përreth 14 vjeçare, derisa kishin qenë në veturë, në atë mënyrë që e dëmtuara e kishte thirrur të pandehurin me veturë për ta marrë në Ferizaj se kishte qenë te një shoqe e saj për një vizitë dhe rreth orës 23:00, posa kishte hipur në veturën e të pandehurit i njëjti e kishte prekur në pjesë intime, pasi që paraprakisht kishte komunikuar përmes rrjetit social “Snapchat” dhe i kishte thënë “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele” e pastaj duke përdor edhe fjalë më banale, e më pas i kishte thënë a po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt duke vazhduar me fjalë të tjera ….”, thuhet mes tjerash.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, thuhet tutje se e mitura kur e kishte parë një rrezik të tillë, ka kërkuar nga i dyshuari ta ndalë veturën te një pompë e benzinës kinse për të shkuar në tualet dhe kishte arritur ta lajmëroj policinë.
“..posa kishte hyr brenda në tualet kishte filluar të qaj me zë të lartë dhe kishte arritur të lajmëroj policinë ku edhe i njëjti është arrestuar dhe kishte arritur ti shpëtojë edhe ndonjë sulmi edhe më të rëndë, ku nga veprimet e të pandehurit e dëmtuara kishte pësuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj ku edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon edhe raporte mjekësore të lëshuara nga Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Gjakova'da tutuklanan şüpheli, polise 50 euro rüşvet vermeye teşebbüs etti.
-
Ferizaj'da cinsel saldırı şüphesiyle bir kişi tutuklandı.
-
Kuzey Mitrovica'da yaşam belirtisi göstermeyen bir kişi bulundu
-
Podujevo'da meydana gelen bir kazada iki kişi hayatını kaybetti.
-
Ferizaj'da tehdit suçundan 31 yaşında bir adam tutuklandı, bir ateşli silah ele geçirildi.