TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

İki gün önce kayıp olarak bildirilen adam Livoç Gölü'nde ölü bulundu.

Polis bandı

Fotoğraf: İllüstrasyon

Trupi i pajetë i një burri është gjetur i vdekur në liqenin e fshatit Livoç. 

Sipas Policisë ai dyshohet se është personi që u raportua i zhdukur para dy ditësh. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në liqenin në fshatin Livoç, ka parë një trup të pajetë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që e kanë nxjerrë trupin nga uji”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. “Viktima nuk kishte dokumente, por sipas hetimeve fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i raportuar si person i zhdukur para dy ditësh”, thuhet në raportin e Policisë. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është duke u hetuar.