TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Zubin Potok'taki iki ıssız binada silah ve mühimmat bulundu.

arme

Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, janë gjetur e konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e mjeteve të tjera ilegale në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok.

Në rastin e parë, në fshatin Paruce, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuar (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 141 fishek te armës se gjate, 21 fishek te armës se gjate me krehër, 2 fishek te pushkës se gjuetisë, 4 granata dore, Një tyt e pushkës se gjuetisë, 48 gëzhoja te pushkës se gjuetisë, 1 pajisje për mbushjen e fishekëve, 4 kuti me barot, Sfera për mbushjen e fishekëve te gjuetisë, Kapcolla dhe tampon për fishek, 1 gaz maske ushtarake dhe një bajonet ushtarake.

Në rastin e dytë siç ka njoftuar Policia e Kosovës, kontrolli është kryer po ashtu në një objekt të pabanuar në fshatin Raniq, ku janë gjetur e konfiskuar: 1 arme e shkurt (pistolet), 4 granata dore dhe 2056 cop fishekë te kalibrave te ndryshëm.

Deri më tani për këtë rast nuk ka persona të arrestuar. 

“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.