---
description: Një familje shqiptare u sulmua në Zurich të Zvicrës të shtunën mbrëma, pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2026 të futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Shqi
title: Familja shqiptare në Zvicër sulmohet nga tifozët serbë
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/14/d0256861-9b38-4f5d-8213-d92de5ddf3b1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Familja shqiptare në Zvicër sulmohet nga tifozët serbë

![Vetura e shkaterruar e familjes shqiptare](https://resources.koha.net/images/2025/October/14/d0256861-9b38-4f5d-8213-d92de5ddf3b1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 14 tetor 2025 23:25
- Shpërndaje në:

- 14 tetor 2025 23:25
- Shpërndaje në:

Një familje shqiptare u sulmua në Zurich të Zvicrës të shtunën mbrëma, pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2026 të futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Shqipëria e fitoi ndeshjen në Leskovc me rezultatin 1:0. 

Familja shqiptare, që kishte dalë të festonte në Zurich fitoren e Shqipërisë, u sulmua nga tifozë serbë, raporton [“Blick”. ](https://www.blick.ch/schweiz/ich-sass-voller-scherben-im-auto-albanische-familie-in-schwamendingen-nach-fussball-match-attackiert-id21319209.html?fbclid=IwY2xjawNbmYZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFBcktFRzFaQlMyS2hlZEhIAR4bw7GT7fuM51nhjSnbmV6mR_bMEf8YNWxfyy9ad8aFFhEZc1U4Uo_aiqiTxQ_aem_wODq03hpcsY-VOukDPOTFg)

Donika J. kishte udhëtuar me bashkëshortin e saj dhe vajzën 10-vjeçare për ta festuar fitoren e Shqipërisë dhe në veturën Mercedes kishte vendosur flamurin shqiptar. 

Në Schwamendingen, pranë një bari, papritmas vetura hasi në një turmë, përfshirë tifozë të Serbisë. 

“Papritmas, një i ri vrapoi drejt makinës sonë dhe na theu xhamin e përparmë me një objekt të fortë, ndoshta ishte zinxhir apo rrip. Copëzat e xhamit fluturuan në ulësen e pasme, ku ishte vajza jonë”, tregon Donika. 

[Edhe ![Atmosferë e zymtë te Serbia para “finales” me Shqipërinë](https://resources.koha.net/images/2025/September/10/a4cef02a-cf35-4a0c-8e1c-dbe1da7032b7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 sht 2025 Atmosferë e zymtë te Serbia para “finales” me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/atmosfere-e-zymte-te-serbia-para-finales-me-shqiperine)

Ajo thotë se ishte e ulur në ulësen e pasagjerit dhe sulmuesi goditi xhamin e veturës në lartësinë e kokës. 

Incidenti e goditi rëndë familjen. 

“Shpërthimi ishte aq i fortë sa të gjithë u tronditëm”, tregon ajo, ndërsa fillon të qajë. 

Shoku i sulmit është ende i thellë. 

“Se kisha imagjinuar se diçka e tillë do të mund të ndodhte në Zvicër”, thotë ajo. “Ende s’mund ta mendoj se diçka aq e tmerrshme ndodhi”. 

[Edhe ![FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë](https://resources.koha.net/images/2025/July/23/cf987a51-959c-4d77-8a9e-c6a3a935e134.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 kor 2025 FIFA dënon FSHF-në për ndeshjen me Serbinë](https://www.koha.net/futboll/fifa-denon-fshf-ne-per-ndeshjen-me-serbine)

Ajo kishte lajmëruar menjëherë policinë. Policia e Zurichut tregoi se mori të paktën një raportim për një veturë të dëmtuar. 

Pati disa raportime gjatë të shtunës mbrëma për trazira. 

Nuk është hera e parë që policia u thirr në Ueberlandstrasse për shkak të një incidenti. Kishte pasur raportime për trazira në rrugë edhe gjatë ndeshjes së parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në qershor, që përfundoi pa gola. 

Edhe në Luzern të shtunën u raportua për provokime dhe dhunë fizike mes grupeve pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. 

Tifozët festues të futbollit shkaktuan gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme të trafikut në qytet.   
Disa rrugë u mbyllën përkohësisht. 

[Edhe ![Festa me shqiponjë e trajnerit dhe kapitenit të Baselit në Rusi](https://resources.koha.net/images/2026/January/27/ffc2b012-8891-4805-ad97-b1c3c1bda2a4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 jan 2026 Festa me shqiponjë e trajnerit dhe kapitenit të Baselit në Rusi](https://www.koha.net/futboll/festa-me-shqiponje-e-trajnerit-dhe-kapitenit-te-baselit-ne-rusi)

“U lëshuan gjithsej 50 gjoba dhe disa persona u ndëshkuan për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut”, njoftoi të hënën Policia e Luzernit. 

Ndërprerje trafiku shkaktuan shoferët festues edhe në Wil.     
 

[#ndeshja serbi-shqiperi](https://www.koha.net/tag/ndeshja-serbi-shqiperi) [#sulmi](https://www.koha.net/tag/sulmi) [#tifoz serb](https://www.koha.net/tag/tifoz-serb)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë](https://resources.koha.net/images/2025/November/14/b58d00b4-7fc8-4309-aaac-05cdac3782aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 nën 2025 Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-flet-per-provokimet-e-serbeve-dhe-festen-me-shqiponje)
- [![Serbia gjobitet rëndë për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë](https://resources.koha.net/images/2025/October/11/1c979bd3-41a0-4278-823b-defd314b1f86.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 nën 2025 Serbia gjobitet rëndë për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/serbia-gjobitet-rende-per-shkeljet-ne-ndeshjen-me-shqiperine)

[Editorial.]() [Heroina e luftës me kancerin](https://www.koha.net/editorial/heroina-e-luftes-me-kancerin)

[Arbëri.]() [Vela: PDK-ja tentoi ta mbrojë presidenten](https://www.koha.net/arberi/vela-pdk-ja-tentoi-ta-mbroje-presidenten)

[Showbiz.]() [Kylie Jenner dëshiron të martohet me Timothée Chalamet, por aktori s’është ende gati](https://www.koha.net/showbiz/kylie-jenner-deshiron-te-martohet-me-timothee-chalamet-por-aktori-nuk-eshte-ende-gati)

[Futboll.]() [Avdullahu e Asllani kontribuojnë në fitoren e Hoffenheimit](https://www.koha.net/futboll/avdullahu-e-asllani-kontribuojne-ne-fitoren-e-hoffenheimit)

[Futboll.]() [Milani mposhtet nga Bournemouthi në Ligën e Evropës](https://www.koha.net/futboll/milani-mposhtet-nga-bournemouthi-ne-ligen-e-evropes)

[Futboll.]() [Egnatia fiton edhe një tjetër pikë në Ligën e Konferencës](https://www.koha.net/futboll/egnatia-fiton-edhe-nje-tjeter-pike-ne-ligen-e-konferences)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Familja shqiptare në Zvicër sulmohet nga tifozët serbë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/familja-shqiptare-ne-zvicer-sulmohet-nga-tifozet-serbe","datePublished":"2025-10-14T23:25:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:15:06+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":397,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një familje shqiptare u sulmua në Zurich të Zvicrës të shtunën mbrëma, pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2026 të futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Shqi","url":"https://www.koha.net/kronike/familja-shqiptare-ne-zvicer-sulmohet-nga-tifozet-serbe","keywords":"ndeshja serbi-shqiperi, sulmi, tifoz serb","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/14/d0256861-9b38-4f5d-8213-d92de5ddf3b1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
