TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Priştine'de patlayıcı düzenek şüphesi asılsız çıktı.

Priştine'de patlayıcı düzenek şüphesi asılsız çıktı.

Të rreme kanë rezultuar dyshimet për një mjet shpërthyes pasditen e së enjtes në rrugën “Rrustem Hyseni” në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas informatës ka marrë masat në vendin e ngjarjes. Pas kontrolleve është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Prishtinë.