Të shtunën janë regjistruar dy aksidente me fatalitet në Kosovë, një në Bukosh të Suharekës dhe një në Mlqean të Malishevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjesin e të shtunës, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Bukosh të Suharekës ka humbur jetën një grua. Ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Bukosh, Suharekë 15.08.2026 – 07:35. Është shkaktuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit viktima f/k ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML , ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
E në Mlqean është goditur për vdekje një këmbësor. E ngasësi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Mleqan, Malishevë 15.08.2026 – 14:05. Ka ndodhë një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull me veturën e tij ka goditur një këmbësor m/k. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës të shtunën janë regjistruar pos dy aksidenteve me fatalitet edhe 27 aksidente me të lënduar dhe 56 me dëme materiale. Janë shqiptuar në total 1914 gjoba trafiku.
-
Priştine'de bir kişi yaralandı, iki şüpheli kaçtı
-
Yunanistan'da bir Kosovalı tutuklandı, 324 kg esrar ele geçirildi.
-
İstog'daki silahlı saldırıyla ilgili şüpheli tutuklandı; kaçışı sırasında TikTok'ta paylaşım yaptı.
-
Kosova'dan Arnavutluk'a silah kaçakçılığı, Durrës'te iki kişi tutuklandı
-
Partilerde ve baskınlarda bir günde düzinelerce silah ele geçirildi.