TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Bir şüpheli tefecilik ve gasp suçlarından tutuklandı.

Tutuklanmış

Fotoğraf: İllüstrasyon

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale “Fajde” dhe Detyrim”. 

Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari L. K. është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete nga viktima si interes i fajdesë. 

“I dyshuari, në vazhdimësi ka ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e ‘fajdesë’, duke e detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë se tij, duke i shkaktuar me këtë rast dëme të konsiderueshme materiale viktimës”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit, në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë duke vazhduar veprimet tjera procedurale dhe ligjore.