TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Zidane, Fransa'nın muhteşem performansının ardından övgüden kaçınmıyor.

zidane

Zinedine Zidane ishte i entuziazmuar që arriti fitoren e parë në shtëpi, që kur mori drejtimin e përfaqësueses së Francës në futboll. Michale Olise hyri si zëvendësues dhe frymëzoi Francën drejt fitores 4:1 ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve, të hënën mbrëma.

Dodi Lukebakio e vendosi Belgjikën në rrugën e duhur për fitoren e parë në ndeshje garuese ndaj Francës pas 45 vjetësh. Ai shënoi për epërsinë e mysafirëve në ndeshjen në “Stade de France”.

Por Franca përmbysi rezultatin me një finish të vrullshëm, duke shënuar katër gola në 13 minutat e fundit. Kështu vazhdoi ecuria pa humbje e legjendës Zidane, ndërsa Franca iu afrua çerekfinales së Ligës së Kombeve.

Olise i shënoi dy golat e fundit me asistim të Desire Doue, ndërsa e kishte edhe vet një asistim. Doue shënoi për 1:1, para se Rayan Cherki të shënonte për 2:1, me asistim te Olises. 

“Ajo që po bën Olise është thjesht e jashtëzakonshme”, ka thënë Zidane. “Është inkurajuese dhe jam optimist për atë që do të vijë”, ka shtuar legjenda e futbollit. 

Nën drejtimin e Zidane, Franca ka shënuar tri fitore dhe ka një barazim. 

“Jam i kënaqur me rezultatet. Kemi 10 pikë dhe përtej fitoreve e pikëve, ajo që ka më shumë rëndësi është kënaqësia e kryerjes së punës së mirë me lojtarët dhe stafin tim. Ishte shumë e rëndësishme të kishim dy javë cilësore. Ka gjëra që duhet t’i përmirësojmë, por kjo do të vijë pak nga pak. Mund të luajmë më mirë dhe do të luajmë më mirë”, ka theksuar Zinedine Zidane.

Fituesi i Kupës së Botës dhe Topit të Artë, Zidane, bëri ndryshime të shumta në formacion për ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi. Vetëm Ousmane Dembele startoi në krahasim me ndeshjen e kaluar.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Leny Yoro dhe portieri i Toulouse, Giullaume Restes, debutuan me Francën. Dembele mbajti sërish shiritin e kapitenit në mungesë të Kylian Mbappes së lënduar. 

Franca më 12 nëntor luan në Milano ndaj Italisë. Ndërkohë e pret Turqinë më 15 nëntor në mbyllje të fazës grupore në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Në këtë grumbullim francezët kishin dy fitore ndaj Belgjikës, një ndaj Turqisë dhe një barazim me Italinë.