TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Manchester City kararı, İngiltere kadrosundaki en önemli gündem maddesi.

Anglia

Vendimi që e shpall Manchester Cityn fajtor për shkelje serioze të rregullave financiare të Premier Leagues është bërë temë kryesore diskutimi në kampin e Anglisë, ka thënë përzgjedhësi Thomas Tuchel. Tekniku gjerman foli para ndeshjes të së shtunës me Kroacinë, që i takon Ligës së Kombeve.

City u shpall fajtor nga një komision i pavarur për të gjitha akuzat lidhur me shkeljet e rregullave financiare gjatë nëntë edicioneve. Bëhet fjalë për periudhën nga edicioni 2009/2010 deri në edicionin 2017/18. Klubi nga Manchesteri u shpall fajtor edhe për tri nga katër akuzat që kishin të bënin me mosbashkëpunim në hetim.

Manchester City ka mohuar shkeljet, ndërsa apeloi vendimin të premten, në përpjekje për të përmbysur atë dhe të shmang sanksione potencialisht të rënda.

Mesfushori Elliot Anderson dhe qendërmbrojtësi Marc Guehi janë ndër lojtarët e Cityt në skuadrën e Anglisë. Mbrojtësi i majtë, Nico O’Reilly u kthye në klub për shkak të një lëndimi.

I pyetur nëse vendimi po diskutohej nga lojtarët dhe nëse kishte folur me lojtarët e Cityt, Tuchel tha: “Besoj se po. Patëm pak kohë të lirë mes ndeshjeve dhe kjo është temë e rëndësishme. Të gjithë flasim për të, kështu që nuk ka nevojë për një zë tjetër. Jam i lumtur që nuk jam unë ai zë. Askush nuk ka nevojë për njohuritë e mia të pjesshme mbi këtë temë”.

Por fati i skuadrës që ka dominuar futbollin anglez për kohë të gjatë diskutohet në përfaqësuesen angleze.

“Sigurisht, lojtarët flasin për këtë. Lojtarët e Cityt flasin për këtë. Ne flasim me ta, por shkurt. Ata janë gati për të luajtur nesër. Por natyrisht, është temë e rëndësishme në kamp”, ka theksuar Tuchel.

Ai u pyet gjithashtu nëse do të vazhdonte t’i grumbullonte lojtarët e Cityt, nëse klubi do të binte nga Premier League.

“Ekziston gjithnjë një mundësi. Gjithmonë përpiqem të zgjedh ekipin më të mirë për grumbullim. Nuk do ta përjashtoj kurrë dikë vetëm sepse nuk luan në ligën më të lartë të vendit të tij. Duhet t’i vlerësojmë rastet invididualisht”.

Anglia është e dyta në grupin A3 të Ligës së Kombeve. Pësoi 3:2 nga Spanja e më pas fitoi 2:0 ndaj Çekisë.

Ndeshja me Kroacinë zhvillohet nga ora 18:00 në Rijekë.