Sulmuesi i Shqipërisë, Indrit Tuci, karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit slloven.
Tuci të hënën është prezantuar te skuadra Olimpija Ljubljana.
Qendërsulmuesi me skuadrën Olimpija Ljubljana ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Tuci te skuadra Olimpija Ljubljana është transferuar nga Sparta e Pragës.
25-vjeçari edicionin e kaluar luajti në formë huazimi te skuadra turke, Kayserispor.
Ayrıca
Tuci'nin golü yetmedi, Kayserispor evinde berabere kaldı.
“Ky është një klub i madh me ambicie të mëdha. Si sulmues, dua të shënoj gola. Gjëja më e rëndësishme është të jap më të mirën time në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje”, ka thënë Tuci.
Tuci me Kombëtaren e Shqipërisë ka pesë ndeshje të luajtura.