TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Transfermarkt: Osmani, Kosova A tarafından davet edildi.

Erblin Osmani

E ardhmja ndërkombëtare e Erblin Osmanit ende nuk është plotësisht e qartë. Talenti 17-vjeçar i Bayernit javën e kaluar u pajis me pasaportë të Kosovë. Për më tepër, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se Osmani ka zgjedhur Kosovën.

Megjithatë, “Bild” të martën shkroi se e ardhmja ndërkombëtare e Osmanit nuk është vendosur ende përfundimisht. 

Edhe sajti i njohur “transfermarkt.de” ka shkruar njëjtë. Sipas “transfermarkt”, mesfushori tashmë është ftuar nga Kosova A për ndeshjet e këtij muaji me Irlandën e Austrinë në Ligën e Kombeve.

Osmani nuk ka komentuar ende.

Ai ka luajtur për U16 dhe U17 të Gjermanisë deri më tani. 

Osmani vlerësohet talent i madh, kurse tashmë ka debutuar për Bayernin.