TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Arnavut teknik direktör, Ballon d'Or adaylığı haberini öğrenince gözyaşlarına boğuldu.

Elena Sadiku

(Sportbladet) - Pas një dite të vështirë në punë, Elena Sadiku u përpoq të ruante qetësinë, përpara se një mesazh i papritur t’ia ngjallte emocionet.

Ajo po shkruan historinë e futbollit suedez.

“Fillova të qaj në dhomën e trajnerëve”, thotë Sadiku.

Njoftimi erdhi në mes të përgatitjeve për ndeshjen për Kupë të Hackenit kundër Goteborgut. Ekipi sapo kishte përfunduar stërvitjen kur Sadiku papritmas dëgjoi ndihmëstrajneren Matilda Bergstrand të thërriste emrin e saj.

Në fillim ajo nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

“Ajo thoshte diçka të tillë: ‘Topi i Artë’. Pastaj e shikoj foton dhe shoh fytyrën time atje. Pastaj stafi dhe lojtaret erdhën, u hodhën mbi mua dhe u gëzuan”, tregon Elena Sadiku.

Kur kuptoi se u nominua për trajneren më të mirë të vitit te futbollistet, Elena nuk mundi ta mbante më veten.

“Ishte e pabesueshme. Lotët më dolën. Por ishte bukur, sepse pata mundësinë ta ndaja me ta, gjë që është një arsye e madhe pse jam nominuar”.

Nominimi për trajneren më të mirë vjen pas një viti të suksesshëm për 32-vjeçaren. Sadiku e udhëhoqi Hackenin drejt titullit të parë evropian të klubit në maj, kur mposhti Hammarbyn në finale të Kupës së Evropës.

Përpara se të niste punën në Goteborg, ajo drejtoi Celticun drejt titullit të parë në histori.

Ajo është një nga pesë kandidatët për trajner të vitit te futbollistet.

“Ajo që mendoj se është interesante është se jam e vetmja vajzë. Mendoj se kjo është shumë interesante”, thotë ajo.

Reagimi i lojtareve duket se e ka goditur më rëndë emocionalisht Sadikun.

“Nominimi është një gjë, por fakti që vajzat janë kaq të lumtura për mua më bën të emocionohem”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë do të mbahet më 26 tetor në Londër.