TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Tikhonov'dan Daku'ya: Zamana ihtiyacı var

Mirlind Daku

Mirlind Daku ende nuk është përshtatur plotësisht te Spartak Moska, pas transferimit nga Rubin Kazani.

Për situatën e sulmuesit shqiptar ka folur ish-futbollisti i Spartakut, Andrey Tikhonov, i cili ka bërë krahasimin mes rolit që Daku kishte te Rubini dhe atij që ka te Spartaku. 

Tikhonov ka theksuar se Daku ishte një prej lojtarëve kryesorë të Rubinit, ku ishte mësuar të kishte një rol të rëndësishëm dhe të luante rregullisht.

Ndërkohë, te Spartaku ai po përballet me konkurrencë më të madhe për një vend në formacion.
Ish-futbollisti rus beson se sulmuesi ka nevojë për t’u ambientuar me klubin e ri.

“Daku është mësuar të jetë lider te Rubini. Golashënuesi kryesor, të cilin nuk e zëvendësojnë. Lojtari nga i cili varet rezultati. Thuhet se ka karakter të qetë dhe të përshtatshëm. Unë nuk e besoj këtë, sepse asnjë lider nuk mund të ketë një karakter të tillë. A mendoni se ai ka ardhur te Spartaku dhe nuk dëshiron të luajë? Tani ai po hesht, sepse i duhet kohë për t’u përshtatur. Ai po humb ritmin e lojës.

Duhet t’i japim pak kohë”, ka thënë Tikhonov për “Match TV”.

28-vjeçari Daku në shumicën prej ndeshjeve te Spartaku është inkuadruar nga pjesa e dytë. Ai deri më tani ka kontribuar me një gol dhe dy asistime.