TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Foda'nın Seiwald ile özel görüşmesi

l

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka punuar me shumë lojtarë që edhe tani janë te Përfaqësuesja e Austrisë. 

Por, takim i së dielës i veçantë do të jetë për mesfushorin Nicolas Seiwald. 

Seiwald ka folur pikërisht për këtë përballje. Ai ka thënë se takimi me Fodan do të jetë “i veçantë”. 

Ndeshjen ndaj Kosovës, Seiwald e vlerëson krejtësisht të kundërt nga ajo që e kishin me Izraelin.  

“Do të jetë ndeshje krejtësisht ndryshe. Ne duam që të jemi dominues dhe t’i mbajmë tri pikë në Vjenë. Ribashkimi me Fodan do të jetë padyshim shumë i veçantë”, ka deklaruar Seiwald pas fitores ndaj izraelitëve. 

Seiwald kishte debutuar me Fodan tek Austria para pesë vjetësh.