---
description: Manchester City Guardiola ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 74-t të dielën.Por, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola u kthye me dy gola të shp
title: Supersfida në “Anfield” i takon Cityt
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/08/6ffc05ff-d195-466e-b300-fb401bfd4b19.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Supersfida në “Anfield” i takon Cityt

![City](https://resources.koha.net/images/2026/February/08/6ffc05ff-d195-466e-b300-fb401bfd4b19.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 shkurt 2026 19:40
- Shpërndaje në:

* 8 shkurt 2026 19:40
* Shpërndaje në:

Manchester City ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 74-t të dielën.

Por, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola u kthye me dy gola të shpejtë në minutën e 84-t dhe të 93-të, për fitoren 2:1 në udhëtim te Liverpooli.

Fitorja në “Anfieldin” e zjarrtë, në kuadër të xhiros së 25-të të Premier Leagues, e mban Cityn ende në garë të fortë me Arsenalin për titull kampioni.

City pranoi gol në minutën e 74-t nga Dominik Szoboszlai. Gjuajtja e mesfushorit hungarez ishte e pandalshme për portierin shtatlartë të Cityt, italianin Gianluigi Donnarumma. Për të ishte goli i katërt i shënuar nga goditja e dënimit në të gjitha garat.

City më pas realizoi me Bernardo Silvan për 1:1, gjashtë minuta para fundit. Erling Haaland asistoi për portugezin që nuk gaboi nga afërsia. Më pas, norvegjezi Haaland shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë nga penalltia, për fitoren shumë të rëndësishme.

Për Haalandin ishte goli i parë në Premier League që prej 7 janarit, kur kishte realizuar në barazimin 1:1 me Brightonin dhe i pari në “Anfield”.

Ai është golashënuesi më i mirë i elitës angleze me 21 gola. I ka edhe gjashtë asistime.

[Edhe ![City me shumë mund fiton ndaj Ipswichit](https://resources.koha.net/images/2026/October/17/5e2f54db-e18b-4e5c-92fd-e8f6403d2db2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 tet 2026 City me shumë mund fiton ndaj Ipswichit](https://www.koha.net/futboll/city-me-shume-mund-fiton-ndaj-ipswichit)

Cityt për ndërhyrje të palejuar iu anulua goli i Rayan Cherkit në minutën e 10-të të kohës shtesë. Ai gjuajti nga gjysma e fushës në portën e zbrazët. Në vrapim, Szoboszlai e kapi për fanelle Haalandin, ndërsa më pas u rrëzua edhe vetë. Gjyqtari e anuloi golin, vendosi për ndërhyrje të palejuar, ndërsa me të kuq e ndëshkoi mesfushorin hungarez. Të gjitha këto u panë në fundin e ndeshjes së zjarrtë e të tensionuar.

City me fitore ka 50 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Arsenali lider.

Liverpooli me 39 pikë është i gjashti.

[#Manchester City](https://www.koha.net/tag/manchester-city) [#Pep Guardiola](https://www.koha.net/tag/pep-guardiola) [#Anfield](https://www.koha.net/tag/anfield)

Artikuj të ngjashëm

- [![Cityn nuk e ndal shpallja fajtor, fiton bindshëm në “Anfield”](https://resources.koha.net/images/2026/October/11/0b45e19b-2de0-477a-b366-7ae37d803edc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 11 tet 2026 Cityn nuk e ndal shpallja fajtor, fiton bindshëm në “Anfield”](https://www.koha.net/futboll/city-po-e-fiton-bindshem-derbin-ne-anfield)
- [![City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë](https://resources.koha.net/images/2026/May/09/96558457-b305-4001-87f4-1d11abbb7b71.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 maj 2026 City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë](https://www.koha.net/futboll/city-e-mban-nen-presion-arsenalin-i-afrohet-ne-dy-pike)
- [![A do t’i kushtojnë 13 minutat kaotikë Manchester Cityt me titull?](https://resources.koha.net/images/2026/May/05/af939def-5aa4-4d58-9faf-3f0d63193c43.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 5 maj 2026 A do t’i kushtojnë 13 minutat kaotikë Manchester Cityt me titull?](https://www.koha.net/futboll/a-do-ti-kushtojne-13-minutat-kaotike-manchester-cityt-me-titull)
- [![City mposht Arsenalin dhe merr primatin në garën për titull](https://resources.koha.net/images/2026/April/19/825896e6-12e7-4d09-bbaf-5ea1c92c6c01.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 19 pri 2026 City mposht Arsenalin dhe merr primatin në garën për titull](https://www.koha.net/futboll/city-ne-epersi-ndaj-arsenalit)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Supersfida në “Anfield” i takon Cityt","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/supersfida-ne-anfield-i-takon-cityt","datePublished":"2026-02-08T19:40:02+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":326,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Manchester City Guardiola ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 74-t të dielën.Por, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola u kthye me dy gola të shp","url":"https://www.koha.net/futboll/supersfida-ne-anfield-i-takon-cityt","keywords":"Manchester City, Pep Guardiola, Anfield","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/08/6ffc05ff-d195-466e-b300-fb401bfd4b19.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
