TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Süper Lig Cuma günü başlıyor, FFK ve kulüpler hazır.

Superliga

Kanë mbetur edhe katër ditë deri në fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll. 

Dhe Federata e Futbollit e Kosovës të hënën ka mbajtur një aktivitet që i paraprinë kampionatit të ri të Kosovës në futboll.

Në praninë e drejtuesve të klubeve, trajnerëve e futbollistëve, në “Cineplex” në qendrën tregtare “Albi Mall”, u mbajt ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të ri garues.  

Ndër të tjera janë prezantuar edhe fanellat zyrtare të klubeve të elitës kosovare. 

I pranishëm në ceremoni ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

Ayrıca Uka öfkeyle başladı, daha da fazlasını vaat ediyor. Futbol Uka öfkeyle başladı, daha da fazlasını vaat ediyor.

Ai e vlerësoi Superligën e Kosovës si ligën më të fortë në Ballkan. Ademi u ka dëshiruar sukses të gjitha klubeve të Superligës në edicionin e ri.

“Ju dëshirojmë sukses në fillim të edicionit të Superligës së Kosovës në futboll.  Falë organizmit të klubeve dhe aktiviteteve të klubeve, Superliga e Kosovës është ligë e vlerësuar tashmë dhe pothuajse është liga më e mirë në Ballkan e renditur në ranglistën e UEFA-s. Është kënaqësi ta shohësh se për sa kohë kemi arritur në këtë pozicion, në pozicionin e 34-t, për faktin se që dhjetë vite jemi të pranuar. Ekipet tona kanë bërë rezultate të mira në arenën evropiane”, ka thënë Agim Ademi. 

Drita është kampione në fuqi e Kosovës. Te Drita kërkojnë që për herë të tretë radhazi ta fitojnë titullin e kampionit, por po ashtu që të shkojnë sa më larg në Ligën e Konferencës.  

Kapiteni i Dritës, Rron Broja, thotë se synimi kryesor është mbrojtja e titullit dhe përsëritja e suksesit të vitit të kaluar në arenën ndërkombëtare. 

“Synimi kryesor i Dritës, nuk diskutohet, është mbrojtja e titullit. Duam të fitojmë për herë të tretë radhazi titullin e kampionit. E dimë që do të jetë një edicion shumë i vështirë, sepse ka mjaft skuadra me kualitet. Mirëpo synimi ynë mbetet që ta mbrojmë titullin dhe shpresojmë që në fund të arrijmë këtë. Faza përgatitore ka shkuar mjaft mirë sepse nuk kemi pasur lëndime. Edhe në ndeshjet e Evropës jemi duke shkuar mjaft mirë. Besoj se do të jemi në fazën e plejofit dhe në plejof shpresoj të jemi në formën tonë më të mirë që të arrijmë ta përsëritim suksesin, të jemi në grupet e Ligës së Konferencës. Jemi shumë optimistë dhe besojmë maksimalisht që do ta arrijmë prapë atë sukses”, ka deklaruar Broja.  

Te rivali i Dritës, Gjilani, edicionin e kaluar e cilësojnë “të dështuar”. 

Ayrıca Balkanlar'da Gilan'ı takdir ediyorlar ama zafere güveniyorlar Futbol Balkanlar'da Gilan'ı takdir ediyorlar ama zafere güveniyorlar

Gjilani e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë me 51 pikë. 

Mbrojtësi i Gjilanit, Armend Thaqi, beson se me transferimet e reja do të jenë skuadër shumë konkurruese në edicionin e ri. 

“Kemi përfunduar përgatitjet e fundit. Janë katër ose pesë ditë deri te hapja zyrtare e edicionit të ri. Kemi zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë. Klubi ka bërë disa ndryshime. Kanë ardhur shumë futbollistë cilësorë. Jemi munduar që të komponohemi, të formojmë një grup, një ekip shumë të mirë dhe shpresojmë që të kemi një edicion sa më të suksesshëm, që të mos e përsëritim atë se çfarë ka ndodhur vitin e kaluar. Edicioni i kaluar për të gjithë ne ishte një edicion i dështuar”, ka thënë Thaqi.  

Titullin e kampionit për dy vjet e presin te skuadra e Ballkanit. 

Ballkani e përfundoi kampionatin e kaluar në pozitën e tretë me 58 pikë. 

Mbrojtësi me përvojë, Bajram Jashanica, thotë se si në çdo fillim të edicionit, Ballkani e synon titullin e kampionit. 

Ayrıca Priştine e Re sıralamada Llapi'yi geçecek mi? Futbol Priştine e Re sıralamada Llapi'yi geçecek mi?

“Në vjetët fundit skuadra e Ballkanit çdo fillim të edicionit synim e ka kreun e tabelës. Edhe këtë vit besoj që e kemi një ekip shumë të mirë dhe besoj që deri në fund të kampionatit do të japim maksimumin dhe pse jo edhe ta fitojmë titullin e kampionit. Atë rrugë që e kemi pasur gjithmonë, shpresojmë të arrijmë edhe këtë vit. Deri në fund të kampionatit do jetë një rrugë shumë e gjatë, ka ekipe shumë të forta, kundërshtarë shumë të vështirë. Jemi përgatitur shumë mirë”, ka theksuar Jashanica. 

Ndeshja e parë e edicionit të ri zhvillohet të premten. Sipas FFK-së më shumë ndeshje do të zhvillohen në terminet e mbrëmbjes.