---
description: "Pas 454 paraqitjeve dhe 173 golave të realizuar, Son Heung-min do të largohet nga Tottenhami pas dhjetë vjetësh të kaluar te kjo skuadër. Kështu ka njoftuar të "
title: Soni largohet nga Tottenhami pas një dekade
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/02/127e03cf-e74c-4180-a611-950179a3b8a6.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Soni largohet nga Tottenhami pas një dekade

![Son Heung-min](https://resources.koha.net/images/2025/August/02/127e03cf-e74c-4180-a611-950179a3b8a6.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 2 gusht 2025 14:12
- Shpërndaje në:

- 2 gusht 2025 14:12
- Shpërndaje në:

Pas 454 paraqitjeve dhe 173 golave të realizuar, Son Heung-min do të largohet nga Tottenhami pas dhjetë vjetësh të kaluar te kjo skuadër. 

Kështu ka njoftuar të shtunën BBC. 

Jugkoreani u transferua në kohën kur trajner ishte Mauricio Pochettino. Son në vitin 2015 ishte transferuar për 22.5 milionë euro, dhe ishte bërë futbollisti më i shtrenjtë aziatik që transferohet në Premier League. Në atë kohë, Son ishte 23-vjeçar. 

Tani 33-vjeçari Son largohet pasi ndihmoi skuadrën ta fitojë Ligën e Evropës në finalen ndaj Manchester Unitedit. Ishte trofeu i parë madhor i klubit pas 17 vjetësh.

Son në edicionin 2021-22 ishte golashënuesi më i mirë i elitës angleze bashkë me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, me nga 23 gola të realizuar. 

[Edhe ![Liverpooli njofton për largimin e Salahut në fund të sezonit](https://resources.koha.net/images/2026/March/24/0187e0c0-f983-4832-813d-ccf6ab66b61f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 24 mar 2026 Liverpooli njofton për largimin e Salahut në fund të sezonit](https://www.koha.net/sport/liverpooli-njofton-per-largimin-e-salahut-ne-fund-te-sezonit)

Ai është edhe fitues i çmimit “Pushkash” të dhënë nga FIFA, për golin më të mirë të shënuar ndaj Burnleyt në vitin 2019. 

Son me Tottenhamin e ka edhe një finale të humbur të Ligës së Kampionëve në vitin 2019, pas disfatës nga Liverpooli.

[#Son Heung-min](https://www.koha.net/tag/son-heung-min) [#Totenham](https://www.koha.net/tag/totenham) [#largohet](https://www.koha.net/tag/largohet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gruaja që shantazhoi Sonin dënohet me katër vjet burg](https://resources.koha.net/images/2025/December/08/73b62e61-3b83-41c9-a7dd-16b9a0c3778a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 dhj 2025 Gruaja që shantazhoi Sonin dënohet me katër vjet burg](https://www.koha.net/futboll/gruaja-qe-shantazhoi-sonin-denohet-me-kater-vjet-burg)
- [![Barcelona mund të bëj goditje të madhe në MLS](https://resources.koha.net/images/2025/September/19/1a9c0825-c5a5-49b1-8563-93d6ff744a63.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 tet 2025 Barcelona mund të bëj goditje të madhe në MLS](https://www.koha.net/futboll/barcelona-mund-te-bej-goditje-te-madhe-ne-mls)
- [![Soni synon Ligën e Evropës](https://resources.koha.net/images/2025/May/17/9b5ae64a-23ec-4ee8-addc-2faa974639ca.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 maj 2025 Soni synon Ligën e Evropës](https://www.koha.net/futboll/soni-synon-ligen-e-evropes)
- [![Son i dëshpëruar nga ndeshja ndaj Leicesterit](https://resources.koha.net/images/2025/January/27/964df3c1-42c3-4870-9ec8-2f84c167e725.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 27 jan 2025 Son i dëshpëruar nga ndeshja ndaj Leicesterit](https://www.koha.net/futboll/son-i-deshperuar-nga-ndeshja-ndaj-leicesterit)

[Botë.]() [Problemi teknik në JPMorgan Chase shkakton telashe në shërbimet bankare online në SHBA](https://www.koha.net/bote/problemi-teknik-ne-jpmorgan-chase-shkakton-telashe-ne-sherbimet-bankare-online-ne-shba)

[Arbëri.]() [Palokaj: Këtë vit Kosova s’është nën masa, e pakuptueshme mosftesa në Forumin për Zgjerim](https://www.koha.net/arberi/palokaj-kete-vit-kosova-seshte-nen-masa-e-pakuptueshme-mosftesa-ne-forumin-per-zgjerim)

[Arbëri.]() [Histori që u përsërit: Jeremiq në 2013-n mundësoi këngë nacionaliste serbe në një organizim në OKB](https://www.koha.net/arberi/si-shkaktoi-jeremiq-skandal-duke-lejuar-qe-ne-seline-e-okb-se-te-interpretohej-kenge-nacionaliste-serbe)

[Showbiz.]() [Brad Pitt protagonist dhe producent i filmit të ri “Connector”](https://www.koha.net/showbiz/brad-pitt-protagonist-dhe-producent-i-filmit-te-ri-connector)

[Arbëri.]() [Banorët e “Ulpianës” takohen me Ramën, i kërkon anulimin e vendimit për ndërtim](https://www.koha.net/arberi/banoret-e-ulpianes-takohen-me-ramen-i-kerkon-anulimin-e-vendimit-per-ndertim)

[Arbëri.]() [Emini për skandalin në Bruksel: S’ishte aksidentale, ishte insistim i Marta Kosit që ky bend të performonte](https://www.koha.net/arberi/emini-per-skandalin-ne-bruksel-sishte-aksidentale-ishte-insistim-i-marta-kosit-qe-ky-bend-te-performonte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Soni largohet nga Tottenhami pas një dekade","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/soni-largohet-nga-tottenhami-pas-nje-dekade","datePublished":"2025-08-02T14:12:37+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:08+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":177,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Pas 454 paraqitjeve dhe 173 golave të realizuar, Son Heung-min do të largohet nga Tottenhami pas dhjetë vjetësh të kaluar te kjo skuadër. Kështu ka njoftuar të ","url":"https://www.koha.net/futboll/soni-largohet-nga-tottenhami-pas-nje-dekade","keywords":"Son Heung-min, Totenham, largohet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/02/127e03cf-e74c-4180-a611-950179a3b8a6.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
