TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Has'ın ekibi Türkiye'de lider oldu.

Amedspor

Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi, Amedspori, është lideri i ri në Superligën e Turqisë. 

Amedspori të dielën në kuadër të javës së gjashtë e mposhti Beshiktashin në shtëpi me rezultatin 3:2. 

Me këtë fitore, Amedspori ngritët në pozitën e parë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe Galatasaray në pozitën e dytë. 

Ndërsa Beshiktashi ka një pikë më pak në vendin e tretë. 

Tek Amedspori ndeshjen e kompletuan dy futbollistët kosovar, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova. 

Ndërsa te Beshiktashi në lojë në minutën e 71-të u inkuadrua Milot Rashica. 

Golat për Amedsporin i realizuan Gift Orban, Dia Saba dhe Furkan Soyalp. 

Për Beshiktashin shënuan Dushan Vlahoviq dhe Orkun Kokçu. 

Ndërkohë të dielën mbrëma gol realizoi edhe mesfushori shqiptar, Arda Kurtulan për Goztepen.

Goztepe barazoi 2:2 me Rizesporin.