TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Messi'nin on yıllık egemenliği nasıl tehlikeye girdi?

Lionel Messi

Lionel Messi i dha fund karrierës me Argjentinën të hënën, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe lojtari me më së shumti ndeshje për këtë përfaqësuese. Ai e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Botërorin 2022 dhe drejt triumfit në “Copa America” në vitin 2021 dhe 2024.

Por botës pothuajse iu mohua periudha e tij më e suksesshme me fanellën e famshme kaltër e bardhë, shkruan BBC.

Ishte e diel, 26 qershor i vitit 2016. Në stadiumin “MetLife” në New Jersey, Messi theu zemrat e qytetarëve të një vendi. Vetëm dy ditë pas ditëlindjes së 29-të dhe menjëherë pasi humbi penallti në disfatën e Argjentinës në “Copa America” ndaj Kilit, Messi tha se kishte parë mjaftueshëm.

Pas 113 paraqitjeve me Argjentinën, ai ishte i vendosur. Në mendjen e tij, nuk do të vishte më kurrë fanellën e Argjentinës.

“Për mua, ekipi nacional ka përfunduar. Kam bërë gjithçka që kam mundur. Më dhemb të mos jem kampion”, kishte theksuar Messi.

Dhimbja ishte e kuptueshme. Argjentina kishte humbur në finale të Botërorit 2014 dhe finalet e Kupës së Amerikës në vitet 2007, 2015 dhe 2016. Lojtari që shumë e vlerësonin si më të madhin në botë, kishte dështuar kur kishte më shumë rëndësi për të.

“Ishte gjëja që doja më shumë, por nuk munda ta merrja. Kështu që mendoj se ka mbaruar”, tha Messi, duke mbajtur lotët pasi një tjetër shans për trofe i humbi. “Mendoj se kjo është gjëja më e mirë për të gjithë”.

Për fat të të Argjentinës, Messi ndryshoi mendimin.

Gjatë dhjetë vjetëve pasuese ai kompletoi një nga historitë më madhështore të futbollit. Por është një dekadë dominimi që ka rrezikuar të mos ndodhte asnjëherë.

Që nga ai moment, Messi ka luajtur edhe 94 herë për Argjentinën dhe ka shënuar plot 70 gola. Dhe ka fituar katër trofe të mëdhenj.

Periudha gjashtëjavore midis deklaratës për tërheqje  që e dha në qershor 2016 dhe njoftimit të 12 gushtit 2016 se do të luante për “dashurinë për vendin”, mund të konsiderohet më e rëndësishmja në historinë e futbollit argjentinas – madje edhe në futbollin botëror.

“I mungon karakteri i udhëheqësit”

Ndërsa Messi largohet nga skena ndërkombëtare, kritikat e dhjetë vjetëve më parë nga dhjetëshja tjetër legjendare e vendit, duken thuajse qesharake.

“Ai është person vërtetë i mirë, por nuk ka personalitet”, kishte thënë Diego Maradona vetëm disa javë para tërheqjes së parë të Messit. “Atij i mungon karakteri për të qenë udhëheqës”.

Atëherë krahasimi me Maradonën bëhej kundër tij. Megjithatë, Messi kishte fituar tashmë tetë tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve me Barcelonën. Ishte pesë herë fitues i Topit të Arta dhe ende nuk kishte mbushur 30 vjet.

Karriera në klub e Maradonës nuk i afrohej, por suksesi i vetëm i madh ndërkombëtar i Messit ishte medalja e artë olimpike në vitin 2008. Maradona e kishte fituar thuajse i vetëm Kupën e Botës 1986 për Argjentinën.

Është e vështira ta imagjinosh tani, me fanellat e Messit që dominonin dy Kupat e fundit të Botës, ekipin e Argjentinës që ndërtohej plotësisht rreth tij dhe tifozët që e adhuronin atë thuajse në masë fetare. Atëherë, kishte shumë kritika.

“Ai nuk është aq i mirë sa Diego”, “ai mungon në skenën e madhe”, “ai është pjesë e dështimit të vendit”. Të gjitha akuzat u bënë në drejtim të tij.

Dhe nuk ishte hera e parë që Messi kishte menduar largimin.

“Leo dëshpërohet shumë kur humbë. Ai ndjeu presionin e të qenit kapiten i Argjentinës dhe krahasimin me Maradonën. ‘Pecho Frio’ e quanin njerëzit në Argjentinë, që do të thotë gjoks i ftohtë. Ishte fyerje të thuash se kishte qumësht në venat e tij. Kur dështoi në vitin 2016 në Copa America, ishte hera e tretë, e para në publik, që ai vendosi të largohej nga skuadra përfaqësuese”, tregon eksperti spanjoll i futbollit dhe biografi i Messit, Guillem Balague.

Debati Maradona – Messi tani me siguri ka mbaruar. Messi është më i madhi i Argjentinës sipas shumicës së vlerësimeve. Ka shumë që do të thonë se ai po sfidon Pelen për titullin e më të madhit ndonjëherë.

Një fushatë, një statujë dhe shumë falje

Edhe njerëzit që kritikuan Messin, kërkuan falje. Ai kishte humbur katër finale radhazi. Por ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë i vendit dhe lojtari më i mirë në botë.

Pas vendimit të parë, fushata “kthejeni Messin” filloi menjëherë pasi bashkëlojtarët i kërkuan të ndryshonte mendje.

“Nuk mund ta imagjinoj ekipin përfaqësues pa Messin”, kishte thënë portieri Sergio Romero. Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, kishte folur me Messin në telefon për ta bindur yllin e Barcelonës që ta rishqyrtonte vendimin.

“I thash të mos u kushtonte vëmendje komenteve që bëheshin sepse ne jemi shumë të kënaqur me punën që ka bërë”, u tha Macri gazetarëve në atë kohë.

NJë ditë më pas kryebashkiaku i Buenos Airesit, Horacio Larreta, kishte zbuluar një shtatore në nderim të Messit dhe i bëri thirrje publike që të vazhdonte.

“Si tifoz futbolli, Leo, ju kërkoj të rishqyrtoni vendimin tuaj”, tha kryebashkiaku.

Mijëra tifozë u mblodhën në qendër të Buenos Airesit, ndërsa tabelat rrugore në të gjithë kryeqytetin u shfrytëzuan për të lutur Messin të vazhdonte të luante për Argjentinën.

Maradona deklaroi se Messi duhej të qëndronte për ta udhëhequr Argjentinën në Kupën e Botës 2018.

Edgardo Bauza u bë trajner i Argjentinës në gusht 2016, duke zëvendësuar Gerardo Martinon pas dështimit në Copa America. Ai qëndroi vetëm tetë muaj, por ditët e para të Bauzas ishin më të rëndësishmet.

Gjëja e parë që bëri ishte të udhëtonte në Barcelona për ta bindur Messin të ndryshonte mendje. Kërkesa e madhe për kthimin e Messit rezultoi me sukses.

“E dua shumë këtë vend dhe këtë fanellë”, tha Messi ndërsa y kthye në përfaqësuese.

“Jam mirënjohës për të gjithë ata që donin që unë të vazhdoja të luaja me Argjentinën. Shpresoj t’u japim diçka për të cilën do të festoni”.

Suksesi nuk erdhi menjëherë. Në vitin 2018, Argjentina humbi nga Franca në 1/8 e finales së Botërorit. Dhe gjithnjë e më pak njerëz besonin se Messi do të kishte shansin ta fitonte titullin e botës.

Ai nuk fitoi turne ndërkombëtarë për të rritur deri në moshën 34-vjeçare. Dhe më pas fitoi katër trofe brenda tri vjetëve, përfshirë “Finalissima” e vitit 2022.

Pyetje rreth të ardhmes së tij ndërkombëtare u ngritën pas secilit prej këtyre triumfeve. Por ai luajti në Kupën e gjashtë të Botës këtë verë. I shënoi tetë gola dhe bëri katër asistime në rrugën deri në finale.

Ai kryesisht ecte në fushë, duke mos pasur shpejtësinë e dikurshme. Por kur duhej ishte shumë efikas. Finalja me Spanjën, të cilën Argjentina e humbi 1:0, u zhvillua në stadiumin ku Messi “u pensionua” një dekadë më parë.

E ardhmja e Messit në futboll u bë çështje e dyshimeve të reja pas vdekjes së babait të tij, Jorge, vetëm tri javë pas finales së Botërorit 2026.

Vendimi për tërheqje tani duket përfundimtar. Në moshën 39-vjeçare një rikthim tjetër në futbollin ndërkombëtar duket i pamundur.