TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Kosova maçını izlemek için bilet fiyatları artıyor.

KFF

Federata e Futbollit e Kosovës të enjten ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të kampanjës së re të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës.

Kosova ndaj Irlandës do të luajë më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballafaqimi nis në orën 20:45.

Biletat për këtë ndeshje kanë çmime prej 20 deri në 150 euro, më të lartë se në ndeshjet e kaluara.

Në veri dhe në jug, biletat tani kushtojnë 20 euro. Më herët kishin çmim prej 10 eurove.

Në lindje, bileta e mëparshme kishte çmim prej 20 eurove, ndërsa tani kushton 30 euro, ndërsa në tribunën e perëndimit, bileta do të kushtojë 50 euro. Në perëndim më herët, bileta kushtonte 30 euro.

Biletat VIP kanë çmim prej 150 eurove, 50 euro më shumë se në ndeshjet e kaluara.