Mesfushori i Wolfsburgut, Elvis Rexhbeçaj, mund të jetë mungesë e madhe për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kosova, UEFA Uluslar Ligi'nin yeni sezonunda ilk maçlarına bu ay çıkacak. İlk kez ikinci kademe olan B Ligi'nde mücadele edecek.
Më 24 shtator, Kosova e pret Irlandën, kurse tre ditë më pas udhëton për në Austri.
Mesfushori kosovar po përballet me një lëndim në këmbë, ndërsa mediumet gjermane kanë ngritur dyshimet se ai mund të qëndrojë jashtë fushës për një periudhë më të gjatë.
Sipas raportimit të “Liga-Zwei”, situata e Rexhbeçajt ende nuk është sqaruar plotësisht dhe priten vlerësime të mëtejshme për të përcaktuar kohëzgjatjen e mungesës.
Megjithatë, për momentin nuk ka konfirmim se ai do të mungojë në ndeshjet e Kosovës. Gjithçka do të varet nga gjendja fizike dhe koha e rikuperimit.
Rexhbeçaj i mungoi Wolfsburgut të shtunën në ndeshjen ndaj St. Paulit.
28-vjeçari këtë edicion ka luajtur 403 minuta në të gjitha garat.
Mesfushori me tipare defensive u kthye te Wolfsburgu në muajin korrik si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Augsburgun.
Wolfsburgu bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.