TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Raphinha durdurulamıyor, Barça Sevilla'yı 3:1 yendi

Raphinha

Shtatë ndeshje – shtatë fitore. Është bilanci i jashtëzakonshëm i Barcelonës. 

Barça të shtunën mbrëma ka shënuar tjetër fitore në kuadër të javës së shtatë të La Ligas. 

Barça e mposhti në udhëtim Sevillan në udhëtim me përmbysje të rezultatit 3:1. 

Kapiteni Raphinha shkëlqeu duke i realizuar të tre golat për gjigantin katalunjas. 

Sulmuesi brazilian është duke shkëlqyer për Barçën. 

Në tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka realizuar 14 gola dhe ka bërë tri asistime. 

Edhe Lamine Yamal ishte protagonist në fitoren e Barçës duke regjistruar dy asistime. 

Ndërkohë golin e vetëm për Sevillan e realizoi Youssouf Fofana. 

Barcelona është lidere me 21 pikë. Sevilla e zë vendin e pestë me 13 pikë.