TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Kulüp başkanı: Kulübü savunmaya devam edeceğiz.

Haldun El Mübarek

Presidenti i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak, ka reaguar për herë të parë lidhur me procesin për shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Premier Leagues.

Al Mubarak u ka drejtuar një mesazh tifozëve të klubit, duke theksuar se procedurat ende nuk kanë përfunduar dhe se City vazhdon të jetë i bindur dhe i vendosur për të dëshmuar pafajësinë e klubit.

Manchester City është përballur me 115 akuza të ngritura nga Premier League për shkelje të rregullave financiare gjatë një periudhe disa vjeçare. City është shpallur fajtor për 114 akuza nga 115 gjithsej. 

“Procedurat e Premier League nuk kanë përfunduar ende dhe besimi dhe vendosmëria jonë për të dëshmuar pafajësinë e klubit mbeten të palëkundura. Jemi përballur me sfida së bashku dhe i kemi kapërcyer ato. Shumë njerëz ende po përpiqen ta pengojnë rrugëtimin e klubit tonë. Ne nuk do t’u japim mundësinë ta bëjnë këtë”, ka thënë Al Mubarak, shkruan të shtunën “Goal”.