Portieri i parë i Cagliarit, Elia Caprile, është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, raportojnë të premten mediumet tiranase.
Caprile ka marrë nënshtetësinë shqiptare, që u miratua me një dekret të nënshkruar më 19 tetor nga presidenti Bajram Begaj.
Arsyeja pse Caprile ka kërkuar që të marrë pasaportën është lidhja me partneren e tij, që është nga Shqipëria, Emily Toshkollari.
Shumë mediume kanë shtruar pyetje nëse Caprile mund të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë.
25-vjeçari Caprile ka paraqitje me Italinë U18 dhe U21. Ka qenë i ftuar edhe për Italinë A, por nuk ka zhvilluar ndeshje garuese.