TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Pllana yaprakları Lechia Gdansk

Bujar Plana

Bujar Pllana nuk është më lojtar i skuadrës polake, Lechia Gdansk. 

Kontrata e mbrojtësit të Shqipërisë është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme, shkruan të dielën “WP”. 

Pllana ishte i pakënaqur dhe kishte kohë që dëshironte të largohej nga skuadra Lechia Gdansk. 

Skuadra Lechia Gdansk ende nuk e ka zyrtarizuar ndarjen me futbollistin nga Kosova.   24-vjeçari pjesë e Lechia Gdansk ishte nga vera e vitit 2024. 

Qendërmbrojtësi me skuadrën polake ka zhvilluar 46 ndeshje, derisa ka kontribuar me dy gola dhe tri asistime. 

Pllana karrierë ka bërë edhe te Prishtina, Trepça ’89, Slaven Belupo dhe te Feronikeli 74.  Pllana me Kombëtaren e Shqipërisë ka dy ndeshje të luajtura.