TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Playofflar - Kosova için "aşılmaz bir duvar"

play-off'lar

Më 3 maj të vitit 2016, Kosova shënoi fitore historike jashtë fushës së blertë. E fitoi “ndeshjen” ndaj shteteve që kundërshtuan me votë pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA. Pas dhjetë ditësh, Kosova e përmbylli me sukses procesin e ndërkombëtarizimit me pranim në FIFA duke i dhënë fund izolimit shumëvjeçar të futbollit kosovar.

Por Kosova në fushë i ka humbur “tri ndeshje” të rëndësishme gjatë dekadës së parë në UEFA dhe FIFA. Humbjen e fundit e pësoi të martën mbrëma.

Ishin futbollistet e Kosovës që nuk ia dolën në plejofin kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në Brazil. U eliminuan në raundin e parë kualifikues nga Austria.

Kosova humbi të martën 4:0 dhe 2:1 javën e kaluar në Prishtinë.

“Këto vajza janë duke u rritur si në lojë, ashtu edhe në rezultate dhe po shpresojmë që në kualifikimet e radhës të arrijmë sa më lart”, tha përzgjedhësja e Kosovës, Sanije Krasniqi.

Krasniqi e udhëhoqi Kosovën në dy ndeshjet më të rëndësishme pas largimit të Sami Sermaxhajt. Nën drejtimin e Sermaxhajt, Kosova si e para e Grupit C2, siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, e po ashtu edhe plejofin për Botërorin në Brazil. Në grup kishte Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin. I fitoi pesë ndeshje. E humbi vetëm një ndeshje nga Kroacia.

“Pavarësisht që ka qenë një rezultat i keq, mendoj se në të ardhmen këto ndeshje me përfaqësuese të forta do të na shërbejnë, pasi tash do të jemi në Ligën B, duhet ta pranojmë dhe të shohim përpara”, tha futbollistja e Kosovës, Blerta Smaili.

Plejofi për “Euro 2020”

Për futbollistet e Kosovës ishte hera e parë që u paraqitën në plejofin kualifikues në ngjarjen globale të futbollit. Por për Kosovën ishte hera e tretë. Dy herët tjera ishin futbollistët e Kosovës që nuk ia dolën ta kalojnë me sukses plejofin.

Rasti i parë dhe më i rëndësishëm në historinë e hershme të Kosovës erdhi falë suksesit në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Më 8 tetor 2020 në Shkup luajti me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”, që për shkak të pandemisë së koronavirusit u mbajt në vitin 2021. Kosova ishte mposhtur 2:1 dhe kështu ishte shuar ëndrra e shumë tifozëve për të parë “Dardanët” në Evropian. Maqedonia e Veriut më 12 nëntor kishte fituar 1:0 ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi dhe ishte kualifikuar në Euro 2020.

Plejofin për kualifikim në “Euro 2020”, Kosova e kishte siguruar duke fituar grupin në Ligën D të edicionit të parë të Ligës së Kombeve. Fitoi grupin me përfaqësuese gati inferiore si Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta. Atëbotë ishte lëshuar rasti i artë.

Plejofi për Botërorin 2026 dhe synimi për “Euro 2028

Entuziazmi për kualifikim historik në një ngjarje të madhe u rrit në mars.

Pas një fushate mbresëlënëse në kualifikimet e rregullta, Kosova e siguroi për herë të parë fazën e plejofit për Kupën e Botës 2026. Plejofin e siguroi pasi përfundoi e dyta në grup “të vdekjes” me përfaqësuese si Zvicra, Suedia e Sllovenia. Kualifikimet i nisi me humbje. Pësoi në ndeshjen e parë nga Zvicra, ndërsa më pas i kishte tri fitore e dy barazime.

Entuziazmi për kualifikim në ngjarjen globale u rrit më 26 mars 2026, kur “Dardanët” mposhtën Sllovakinë me rezultat dramatik 4:3 në gjysmëfinale.

Më 31 mars 2026, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte shndërruar në një arenë festive ku pritej historia përballë Turqisë. Kosova kishte qëlluar shtyllën, ndërsa Turqia shënoi golin e fitores 1:0 që la të ngrirë lojtarët dhe tifozët, duke shuar ëndrrën botërore.

Kosova tashmë ka kthyer sytë kah kualifikimi në Evropianin e vitit 2028.

Në fillim të muajit, Kosova i mbylli katër ndeshjet e para të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Kosova po garon për herë të parë në Ligën B.

Liga e Kombeve ofron mundësi për paraqitje në plejofin kualifikues për Euro 2028.

Kjo kampanjë e Ligës së Kombeve përcakton edhe në cilën vazo do të jetë Kosova në shortin e kualifikimeve për Euro 2028. Por qëllimi i madh është i qartë – kualifikimi në Evropianin që në vitin 2028 mbahet në Mbretëri të Bashkuar.

“Po luajmë në Ligën e Kombeve dhe gjithmonë kam thënë se synimi ynë është kualifikimi në Evropian”, kishte thënë Foda më 1 tetor, pas barazimit pa gola ndaj Izraelit në Hungari.