TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Mutsuz Paris'e Süper Kupa için fazladan bir soyunma odası verildi.

PSG

Paris Saint-Germainit i është dhënë një zhveshtore shtesë, pasi nga klubi francez e bënë të qartë zhgënjimin e tyre para ndeshjes.

Fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve ishin të pakënaqur me mjediset e tyre në “Red Bull Arena” para ndeshjes për Superkupë. Të mërkurën nga ora 21:00 në Salzburg të Austrisë, Parisi luan me fituesin e Ligës së Evropës, Aston Villa. Skuadra fituese shpërblehet me trofeun e Superkupës së UEFA-s.

Skuadra e Unai Emeryt, Villa, po përdor dhomën e zhveshjes së ekipit vendas në stadium, duke e lënë Paris Saint-Germainin në zhveshtoren e mysafirëve, shkruan BBC.

Por në një takim para ndeshjes, të mbajtur të hënën, zyrtarët e klubit parisienë e njoftuan UEFA-n se nuk ishin të kënaqur me aranzhimet, duke ndier se dhoma e tyre e zhveshjes ishte shumë e vogël.

Burime të BBC Sport kanë bërë të ditur se klubi francez dëshironte të kishte të njëjtën hapësirë si Villa, veçanërisht pasi është fitues në fuqi i Superkupës dhe po ashtu fitues i Championsit, që është gara kryesore kontinentale.

Vjet PSG-ja fitoi me penallti ndaj Tottenhamit për trofeun e parë të Superkupës kontinentale.

UEFA ishte në gjendje t’ia jepte Parisit një zhveshtore rezervë, e përdorur zakonisht nga arbitrat. Kjo u bë që te kampioni francez të kenë më shumë hapësirë, përkatësisht hapësirën e njëjtë me klubin anglez. Por zyrtarët e ndeshjes nuk janë zhvendosur për të akomoduar ekipin e Luis Enriques. 

Ayrıca Üç oyuncu Paris'ten ayrılabilir. Futbol Üç oyuncu Paris'ten ayrılabilir.

PSG-ja ka udhëtuar për në Salzburg me skuadër prej 20 lojtarësh. Në ekip është përfshirë edhe Bradley Barcola, që pritet të përfundojë te Liverpooli. Aty është edhe mesfushori Vitinha dhe mbrojtësi i majtë, Lucas Digne, i transferuar pikërisht nga Villa të dielën.

PSG-ja përballet me Villan pasi mbajti trofeun e Championsit me fitore ndaj Arsenalit në muajin maj. Villa luan për Superkupë për herë të parë që nga viti 1982.

Emery i dha fund periudhës 30-vjeçare të Aston Villat pa trofe. Aston Villa e mposhti Freiburgun në Stamboll për ta fituar Ligën e Evropës.