---
description: Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, i ka kushtuar të mërkurën një shkrim Kupës së Botës, që nis më 11 qershor të vitit të ardhshëm.Edicioni i 23-të i Botërorit,
title: Një vit larg Kupës së Botës
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/11/b6c1d072-48c1-4c75-a1e5-57570ed912e5.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Një vit larg Kupës së Botës

![Kupa e Botës](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/b6c1d072-48c1-4c75-a1e5-57570ed912e5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 qershor 2025 20:06
- Shpërndaje në:

- 11 qershor 2025 20:06
- Shpërndaje në:

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, i ka kushtuar të mërkurën një shkrim Kupës së Botës, që nis më 11 qershor të vitit të ardhshëm.

Edicioni i 23-të i Botërorit, turneut më prestigjioz në futboll që zhvillohet prej vitit 1930, do të luhet me 48 përfaqësuese për herë të parë.

Ndeshja hapëse do të luhet në “Azteca Stadium” në Mexico City më 11 qershor 2026, kurse finalja luhet më 19 korrik 2026 në “MetLife Stadium”, që në Botëror do të njihet si “New York New Jersey Stadium”, shkruan “Associated Press” të mërkurën.

Botërorin deri tani e kanë siguruar disa përfaqësuese.

Kupa e Botës organizohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

[Edhe ![Rritet numri i përkrahësve të Botërorit me 64 përfaqësuese](https://resources.koha.net/images/2026/July/21/7ddbf738-b67d-4d84-975f-cd6f55215cee.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 21 kor 2026 Rritet numri i përkrahësve të Botërorit me 64 përfaqësuese](https://www.koha.net/boterori-2026/rritet-numri-i-perkrahesve-te-boterorit-me-64-perfaqesuese)

Përveç këtyre tri shteteve, si dhe kampiones në fuqi, Argjentinës, Botërorin e kanë siguruar edhe Japonia, Irani, Jordania, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Brazili dhe Ekuadori.

16 ekipe do të kualifikohen nga Evropa, më shumë se nga çdo kontinent tjetër.

Afrika do t’i ketë nëntë përfaqësuese, ndërsa Azia tetë. Të dy kontinentet do të kenë përfaqësuese edhe në plejof.

Amerika e Jugut do të ketë gjashtë përfaqësuese që kualifikohen direkt dhe një vend tjetër është i rezervuar për plejof.

Gjashtë përfaqësuese që kualifikohen direkt dhe dy vende për plejof do t’i kenë edhe Amerika Jugore dhe Qendrore dhe Karaibet. Oqeania e ka vetëm një përfaqësuese që siguron direkt Botërorin, si dhe një vend tjetër që mund të sigurohet nëpërmjet plejofit.

Ndeshjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizohen në Arlington, Texas, Atlanta, East Rutherford, New Yersey, Foxborough, Massachusetts, Houston, Inglewood, California, Kansas City, Missouri, Miami Gardens, Florida, Philadelphia, Seattle dhe San Jose në California.

[Edhe ![FIFA mburret me Kupën e Botës me 48 ekipe](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/d533f8df-4abd-465d-992b-02b96a53c7da.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 17 qer 2026 FIFA mburret me Kupën e Botës me 48 ekipe](https://www.koha.net/boterori-2026/fifa-mburret-me-kupen-e-botes-me-48-ekipe)

Qytetet kanadeze nikoqire të Botërorit janë Toronto dhe Vancouveri.

Në Meksikë, ndeshjet do të luhen në Guadalajara, Monterrey dhe Mexico City.

Turneu do të jetë me formatin e njëjtë si në vitet e kaluara, por me më shumë përfaqësuese.

12 grupe do të jenë me nga katër përfaqësuese. Secila do të luajë me secilën dhe dy të parat avancojnë në fazën nokaut.

Kupën e Botës 2022 të organizuar në Katar e fitoi Argjentina, pasi e mposhti në finale Francën pas ekzekutimit të penalltive.

[Edhe ![Pritjes i erdhi fundi, çdo gjë gati për Botërorin e rekordeve](https://resources.koha.net/images/2026/June/10/8a460a19-7e6e-4c3c-b9b7-4754a25cd37b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 10 qer 2026 Pritjes i erdhi fundi, çdo gjë gati për Botërorin e rekordeve](https://www.koha.net/boterori-2026/pritjes-i-erdhi-fundi-cdo-gje-gati-per-boterorin-e-rekordeve)

Brazili e mban rekordin me pesë turne të fituar, në vitet 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002.

Gjermania dhe Italia kanë nga katër tituj të Botës. Argjentina i ka tri.

[#KUPA E BOTES](https://www.koha.net/tag/kupa-e-botes) [#Kupa e Botes 2026](https://www.koha.net/tag/kupa-e-botes-2026) [#sport](https://www.koha.net/tag/sport) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll) [#kombetarja e futbollit](https://www.koha.net/tag/kombetarja-e-futbollit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kush është favoriti për ta fituar Botërorin 2026?](https://resources.koha.net/images/2025/September/07/95495faa-7eb7-4bf9-b6a1-a5af01425082.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 pri 2026 Kush është favoriti për ta fituar Botërorin 2026?](https://www.koha.net/futboll/kush-eshte-favoriti-per-ta-fituar-boterorin-2026)
- [![Kur nis Botërori 2026 dhe në çfarë orare luhen ndeshjet?](https://resources.koha.net/images/2026/April/01/c6366447-6659-49a9-aec7-8ff777d009d0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 pri 2026 Kur nis Botërori 2026 dhe në çfarë orare luhen ndeshjet?](https://www.koha.net/futboll/kur-nis-boterori-2026-dhe-ne-cfare-orare-luhen-ndeshjet)

[Botë.]() [Finlanda dhe Norvegjia zhvillojnë bisedë të rrallë me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/finlanda-dhe-norvegjia-zhvillojne-bisede-te-rralle-me-putinin-per-perfundimin-e-luftes-ne-ukraine)

[Arbëri.]() [Hetimet për rastin e Arlinda Zekajt barten nga Peja në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/hetimet-per-rastin-e-arlinda-zekajt-barten-nga-peja-ne-prishtine)

[Arbëri.]() [Haxhiu dhe udhëheqësit e Maqedonisë diskutojnë për sigurinë rajonale dhe integrimin evropian](https://www.koha.net/arberi/haxhiu-dhe-udheheqesit-e-maqedonise-diskutojne-per-sigurine-rajonale-dhe-integrimin-evropian)

[Kronikë.]() [Vdiq një punëtor në vendin e punës në Istog, një i arrestuar](https://www.koha.net/kronike/vdiq-nje-punetor-ne-vendin-e-punes-ne-istog-nje-i-arrestuar)

[Botë.]() [Pjesëmarrja në zgjedhjet në Izrael, më e larta në mbi 50 vjet](https://www.koha.net/bote/pjesemarrja-ne-zgjedhjet-ne-izrael-me-e-larta-ne-mbi-50-vjet)

[Opinion.]() [Për Arlindën. Për të gjitha Arlindat](https://www.koha.net/opinion/per-arlinden-per-te-gjitha-arlindat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Një vit larg Kupës së Botës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/nje-vit-larg-kupes-se-botes","datePublished":"2025-06-11T20:06:25+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:20:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":431,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, i ka kushtuar të mërkurën një shkrim Kupës së Botës, që nis më 11 qershor të vitit të ardhshëm.Edicioni i 23-të i Botërorit,","url":"https://www.koha.net/futboll/nje-vit-larg-kupes-se-botes","keywords":"KUPA E BOTES, Kupa e Botes 2026, sport, futboll, kombetarja e futbollit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/11/b6c1d072-48c1-4c75-a1e5-57570ed912e5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
