TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Fransa'da, Marsilya - PSG derbisi

PSG

Fotoğraf: Associated Press

Ndeshja e së dielës do të jetë e veçantë për Luis Enriquen, që do ta drejtojë Paris Saint-Germainin për herë të 182-të në të gjitha garat. 

Ai do të kalojë numrin prej 181 ndeshjesh sa i kishte më parë në stolin e Barcelonës.

Në 181 ndeshjet me PSG-në, Enrique ka regjistruar 120 fitore, 34 barazime dhe 27 humbje.

Fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Ligue 1 të Francës, Paris Saint-Germaini e shënoi fundjavën e kaluar. E mposhti Brestin në udhëtim me rezultatin 1:0, me gol të Ferran Torresit. 

Parisi ka një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Parisi të dielën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Marseille. Do të jetë ndeshje e vështirë për parisienët. 

Marseille ka një fitore dhe tri humbje.

Të dielën nga ora 17:15 do të luhet edhe një ndeshje interesante, ajo mes Nicet dhe Lillet. 

Lille ka tri fitore dhe një barazim. Ende nuk di për humbje. Nice është ende pa fitore. Ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje.