TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Paris için zorlu maç

PSG

Pas fitores 4:2 ndaj Manchester Cityt, Paris Saint-Germaini synon tre pikët e tjera ndaj Strasbourgut. 

Parisi të shtunën nga ora 17:15 luan në udhëtim te Strasbourgu, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligue 1 të Francës. 

Parisi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin në kampionatin francez. 

Parisi pas gjashtë ndeshjeve kanë tri fitore, dy barazime dhe një humbje. E zë vendin e gjashtë me 11 pikë. Është tre pikë larg vendit të parë që e mban Monaco. 

Ndërkohë Strasbourgu ka dy fitore, një barazim dhe tri humbje. Renditet në pozitën e 11-të me shtatë pikë. 

Xhiroja e shtatë mbyllet me ndeshjen Lyon – Nice që luhet të dielën nga ora 20:45.

Lyoni ka 11 pikë në vendin e katërt. Nice numëron tetë pikë në pozitën e nëntë.