TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

United'ın galibiyetsiz geçen altıncı maçı.

Leeds - Manchester United

Manchester Unitedi nuk ka fituar as në ndeshjen e gjashtë rresht. 

Të dielën pasdite barazoi në “Elland Road” me Leeds Unitedin 1:1, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së shtatë të Premier Leagues.

“Djajtë e kuq” kishin epërsi prej minutës së 35-të kur shënoi Bryan Mbeumo. Megjithatë, goli i Dominic Calvert-Leëin në minutën e 51-të, ia mohoi fitoren Unitedit. 

Unitedi pas shtatë ndeshjeve i ka shtatë pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës. 

Ndërkohë për Leedsin ishte pika e dhjetë e fituar në fillim të kësaj kampanje. 

Në ndeshjen tjetër të luajtur po të dielën, Brightoni ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme. Fitoi thellë 5:0 ndaj Crystal Palacet. 

Diego Gomez ka shënuar supergol në fitoren e thellë. Ai në minutën e shtatë realizoi nga gjysma e fushës. 

Jaydee Canvot realizoi autogol për 1:0, ndërsa goli i Gomezit ishte i dyti. 

Yasin Ayari, Charalampos Kostoulas dhe Jack Hinshelwood i realizuan tri golat tjerë të fitores bindëse.