---
description: Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thënë se ekipi i tij ende po mundohet të zvogëlojë diferencën me top-përfaqësueset e botës. Gjermania u mposht 2:0
title: Nagelsmanni thotë se Gjermania po ndërton diçka të veçantë
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/09/deb3ddc2-0588-467b-9f07-f8b5a5343244.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Nagelsmanni thotë se Gjermania po ndërton diçka të veçantë

![Julian Nagelsmann](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/deb3ddc2-0588-467b-9f07-f8b5a5343244.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 qershor 2025 10:52
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 9 qershor 2025 10:52
- Shpërndaje në:

Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thënë se ekipi i tij ende po mundohet të zvogëlojë diferencën me top-përfaqësueset e botës. Gjermania u mposht 2:0 nga Franca të dielën, në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Por Nagelsmann ka thënë se po ndërtojnë diçka të veçantë. Ai ka parë përmirësime në ekip, në krahasim me humbjen 2:1 nga Portugalia në gjysmëfinale.

“Nëse paraqitemi si në këtë ndeshje dhe nuk bëjmë hap prapa ndaj ekipeve në kualifikimet e Kupës së Botës, atëherë shpresoj se do të marshojmë drejt Botërorit dhe do të përgatitemi mirë”, ka thënë Nagelsmann.

“Natyrisht, ende nuk jemi në nivelin ku duam të jemi dhe ende qëndrojmë prapa top-përfaqësueseve botërore. Mund të arrijmë këtë për një apo dy vjet dhe të kompensojmë atë që nuk shkoi si duhet në vitet e fundit. Megjithatë ndiej diçka në të gjithë grupin, si te lojtarët ashtu edhe te stafi, diçka të veçantë. Ka një prekje të veçantë dhe shumë potencial për të shfaqur”, ka shtuar selektori gjerman.

[#Julian Nagelsmann](https://www.koha.net/tag/julian-nagelsmann) [#gjermania](https://www.koha.net/tag/gjermania) [#franca](https://www.koha.net/tag/franca) [#futboll](https://www.koha.net/tag/futboll)

Artikuj të ngjashëm

- [![Federata gjermane kërkon dorëheqjen e Nagelsmannit](https://resources.koha.net/images/2026/July/02/d37a7511-15a2-46c7-a7f1-f3b39fc417f2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 2 kor 2026 Federata gjermane kërkon dorëheqjen e Nagelsmannit](https://www.koha.net/boterori-2026/federata-gjermane-kerkon-doreheqjen-e-nagelsmannit)
- [![E ardhmja e Nagelsmannit vendoset pas kthimit në Gjermani](https://resources.koha.net/images/2026/June/21/c130d726-db18-4329-b327-094c6b873d93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 30 qer 2026 E ardhmja e Nagelsmannit vendoset pas kthimit në Gjermani](https://www.koha.net/boterori-2026/e-ardhmja-e-nagelsmannit-vendoset-pas-kthimit-ne-gjermani)
- [![Nagelsmann: Nuk na lejohet të dështojmë](https://resources.koha.net/images/2025/November/10/b8a24f79-1f59-4acf-95e7-afc50b7a2e86.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 nën 2025 Nagelsmann: Nuk na lejohet të dështojmë](https://www.koha.net/futboll/nagelsmann-nuk-na-lejohet-te-deshtojme)
- [![Klopp te Gjermania, Wenger ngre pikëpyetje](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/28b90616-3e10-41cd-8a9f-df59e50bac6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 7 kor 2026 Klopp te Gjermania, Wenger ngre pikëpyetje](https://www.koha.net/boterori-2026/klopp-te-gjermania-wenger-ngre-pikepyetje)
- [![Kloppi tregon nëse do të jetë përzgjedhës i Gjermanisë](https://resources.koha.net/images/2026/July/04/c81b687e-9083-48f6-bbcc-b0c1d28a148c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 kor 2026 Kloppi tregon nëse do të jetë përzgjedhës i Gjermanisë](https://www.koha.net/futboll/kloppi-tregon-nese-do-te-jete-perzgjedhes-i-gjermanise)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Maran e Muçi të kënaqur me fitoren e Shqipërisë](https://www.koha.net/futboll/maran-e-muci-te-kenaqur-me-fitoren-e-shqiperise)

[Showbiz.]() [“Silencio” paralajmëron albumin e ri të grupit “U2” pas nëntë vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/silencio-paralajmeron-albumin-e-ri-te-grupit-u2-pas-nente-vjetesh)

[Futboll.]() [Kampionia e botës e mposht Anglinë](https://www.koha.net/futboll/kampionia-e-botes-e-mposht-angline)

[Futboll.]() [Fitore bindëse e Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/futboll/fitore-bindese-e-zvicres-ndaj-maqedonise-se-veriut)

[Futboll.]() [Kroacia e nis mbarë, fiton në Çeki](https://www.koha.net/futboll/kroacia-e-nis-mbare-fiton-ne-ceki)

[Rajon.]() [Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë](https://www.koha.net/rajon/oligarku-ukrainas-ne-arrati-merr-shtetesine-e-serbise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Nagelsmanni thotë se Gjermania po ndërton diçka të veçantë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/nagelsmanni-thote-se-gjermania-po-nderton-dicka-te-vecante","datePublished":"2025-06-09T10:52:33+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:10:03+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":204,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thënë se ekipi i tij ende po mundohet të zvogëlojë diferencën me top-përfaqësueset e botës. Gjermania u mposht 2:0","url":"https://www.koha.net/futboll/nagelsmanni-thote-se-gjermania-po-nderton-dicka-te-vecante","keywords":"Julian Nagelsmann, gjermania, franca, futboll","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/09/deb3ddc2-0588-467b-9f07-f8b5a5343244.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
