TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Muriqi geçen sezona göre daha iyi bir başlangıç ​​yaptı.

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon formë të mirë këtë edicion me Fenerbahçen. 

Muriqi ka realizuar shtatë gola në tetë xhirot e para të sezonit, duke përmirësuar bilancin e tij krahasuar me edicionin e kaluar, kur në të njëjtën fazë kishte shënuar katër herë, raporton mediumi turk “Sabah”.

Nga paraqitjet më të mira të Muriqit këtë edicion ishte ajo ndaj Eyupsporit, kur realizoi katër gola në fitoren 8:0. 

Muriqi shënoi gol edhe në xhiron e kaluar në ndeshjen ndaj Alanyasporit.

Sulmuesi nga Prizreni është prej golashënuesve më të mirë deri më tani në elitën e futbollit turk. 

32-vjeçari formë të jashtëzakonshme kishte edhe me Mallorcan edicionin e kaluar, kur realizoi 23 gola. 

Tashmë formën e mirë po e vazhdon edhe te Fenerbahçe. 

Muriqi krahas shtatë golave në kampionat ka kontribuar edhe me dy asistime. Ka edhe një gol tjetër të realizuar në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.