TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Mourinho, Raul'un açıklamalarına ters düşerek Real'in "çılgın" maçını savundu.

Mourinho - RAul

Legjenda Raul nuk do ta harrojë shpejt fitoren e Real Madridit ndaj Interit. Sulmuesi ikonik ka debutuar si analist në “Movistar” dhe menjëherë mori kritika nga Jose Mourinho, pas fitores së vështirë të Real Madridit ndaj Interit, me rezultatin 2:1.

Në analizat e tij për ndeshjen mes dy gjigantëve të Ligës së Kampionëve, Raul erdhi te përfundimi i thjeshtë: “Gjëja më e mirë është që i fituam tri pikët”.

49-vjeçari ka lavdëruar Interin për “strukturën shumë të mirë të organizimit të lojës”. Ndeshja e së martës në “Bernabeu” i takoi xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Real Madridi përfitoi nga gabimet e Interit në ndërtimin e lojës. Ndërkohë goli që pranoi sërish shfaqi “paqartësi”, shkruan “Kicker”.

Trajneri i Madridit, Mourinho, është konfrontuar direkt me vlerësimin e Raulit dhe është përgjigjur: “Më shumë do të thosha që ishte ndeshje e çmendur. Shpesh ka kritika kur loja është e mërzitshme, sonte ishte e çmendur. Ka mundur lehtë të përfundojë 7:6”.

Me gjithë mungesat e shumta në mesfushë, Real Madridi ka bërë punë të shkëlqyer, sipas Mourinhos. Ai ka përmendur rastet e mira të lëshuara në fund të pjesës së parë. Reali lehtë ka mundur të krijojë epërsi 3:0. Por edhe Interi kishte raste të shumta gjatë gjithë ndeshjes.

“Pajtohem me Raulin që golat erdhën në momentet kur kundërshtari bëri gabime”, ka thënë trajneri i madrilenëve. “Megjithatë, dua t’u jap merita lojtarëve të mi, sepse ushtrimi i presionit është diçka që mund të stërvitet. Goli i Valverdes është rezultat i punës së palodhur”.

Mourinho gjithashtu i dha Raulit një këshillë për rolin e tij të ri. “Jo vetëm kritika, por edhe diçka pozitive për ne”.

Tek Interi po ashtu kanë vlerësuar paraqitjen, me gjithë humbjen në stadiumin ikonik.

“Pash një ekip me personalitet. Po ndërtojmë diçka të mirë. Shpesh kemi arritur në zonën e rrezikshme të Real Madridit. E di që njerëzit thonë se ndeshjet vendosen nga momentet e mëdha dhe golat, por më pëlqen mënyra se si ekipi është munduar të paraqitet”, ka thënë trajneri i Interit, Cristian Chivu.

Portieri Josep Martinez bëri gabimin që solli golin e dytë të Realit. Edhe goli i parë u shënua pas një gabimi në mbrojtjen italiane.

“Më pëlqen mënyra se si portieri ynë u përgjigj pas golit të dytë. Nuk është asnjëherë e lehtë të kthehesh pas një momenti të tillë. Por mendoj se ai bëri punë shumë të mirë. Tani ne duhet të gjithë të vazhdojmë me këtë mendësi, këtë angazhim, që të përballemi me vështirësitë”, ka shtuar Chivu.