Koha e përzgjedhësit Vincenzo Montella te Turqia mund të mbyllet shpejt, pas disfatës së pësuar nga Italia të hënën.
Mediumet turke kanë raportuar të mërkurën se vendin e tij mund ta zërë Arda Turan.
Humbja 3:1 në Bologna ishte e katërta rresht për Turqinë në Ligën e Kombeve, pas atyre nga Italia në Bursa, dhe nga Franca e Belgjika.
Turqia u eliminua nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2026.
Kontrata e Montellas është e vlefshme deri në vitin 2028. Por në rast të shkarkimit si dëmshpërblim do të fitojë afro 1 milion euro.
Montella ka 21 fitore, pesë barazime e 14 disfata nga 40 ndeshje në krye të Turqisë.
Turqia me Montellan shkoi deri në çerekfinale të “Euro 2024”.