TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Xhaka'nın doktoru ciddi sonuçlarla karşı karşıya kalabilir.

Granit Xhaka

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pranoi të hënën në mëngjes se kishte marrë një certifikatë të falsifikuar për vaksinim kundër Covid19 në vitin 2022. 

Certifikata dyshohet se ishte lëshuar nga një mjeke nga Luzerni, me origjinë gjermane, e cila mori diplomën e saj mjekësore në Rumani.

“Sipas ligjit shëndetësor të Luzernit, ajo përballet me një paralajmërim, qortim, gjobë deri në 20 mijë franga zvicerane, apo edhe ndalim të përkohshëm ose të përhershëm nga ushtrimi i profesionit të mjekes”, shkruan “20 Minuten”.

Gazeta zvicerane shkruan tutje se u përpoq të kontaktonte mjeken për një deklaratë në lidhje me rastin Xhaka.

“Ajo nuk pranoi të komentonte”, shkruan mediumi zviceran të martën.