TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Berlin'in teknik direktörü Lustrinelli, Imer'i Bundesliga'ya taşıyor.

İmeriii

Para se të niste edicionin, Kastriot Imeri ishte prej lojtarëve potencialë për transferim tek Union Berlini në elitën e futbollit gjerman. 

Dhe tani, transferimi i Imerit nga Young Boysi zviceran është në prag të finalizimit. 

Kanë mbetur vetëm edhe pak detaje për t’u finalizuar lëvizja. 

Sipas “Kicker”, Imeri do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029, ndërsa transferimi do të kompletohet për 2.5 milionë euro. 

Dhe më në fund, trajneri i Union Berlinit, Mauro Lustrinelli, do ta ketë në skuadër mesfushorin e pëlqyer. 

Lustrinelli ka punuar me sukses me kosovarin te Thuni. 26-vjeçari kontribuoi me gjashtë gola dhe tetë asistime, kurse Thuni befasoi të gjithë dhe e arriti suksesin historik – titullin e kampionit në Zvicër. 

Imeri po ashtu debutoi nën udhëheqjen e Lustrinellit te grupmosha U21 e Zvicrës. Kontaktet mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme prej asaj kohe, ndërsa të hënën pritet të ribashkohen te klubi i elitës gjermane. Të hënën do të bëhen edhe testet mjekësore dhe më pas do të zyrtarizohet gjithçka, ka shkruar “Kicker”. 

Imeri paraqitet më mirë dhe ndihet rehat më shumë në krahun e majtë, pasi mund të vrapojë drejt qendrës dhe t’i përfundojë aksionet me gjuajtjen e fuqishme me të djathtën. 

Ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Union Berlinin menjëherë. Imeri, i cili ka kontratë me skuadrën nga Berna e Zvicrës deri në verën e vitit të ardhshëm, mungon për shkak të një lëndimi muskulor. Ai nuk pritet të kthehet në fushë edhe dy javë.