Kosova ka pësuar dy humbje në futboll, në nisje të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Kosova, e cila përfaqësohet me grupmoshën U21 te futbollistët u mposht nga Algjeria, derisa grupmosha U18 te futbollistet, humbi nga Portugalia.
Kosova U21 humbi 2:1 nga Algjeria. Golin e vetëm për Kosovën që udhëhiqet nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu, e shënoi Oniks Grezda.
Ndërkohë, Kosova U18 e udhëhequr nga Albina Rrahmani, u mposht 3:0.
Ndeshjen e radhës, Kosova U21 e luan të hënën ndaj Shqipërisë. Në këtë grup është edhe Italia.
Kosova U18 duelin e radhës e ka të dielën me Italinë, në grupin ku janë edhe Maroku dhe Sllovenia.
Benzer makaleler