Freiburgu është njoftuar me humbjen e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.
Freiburgu ishte lider para zhvillimit të xhiros së gjashtë, por të dielën u mposht nga Bayer Leverkuseni me rezultatin 2:1.
Freiburgu tashmë ka rënë në pozitën e tretë me 13 pikë. 13 pika ka edhe Leverkuseni në vendin e katërt.
Derry Scherhant e kaloi në epërsi Freiburgun në minutën e 14-të. Pesë minuta më pas, Leverkuseni i barazoi shifrat në 1:1. Autor i golit ishte Ibrahim Maza me asistim të Patrik Schick.
E te goli i fitores 2:1 ishte pikërish Maza që asistoi për Schickun.