TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

La Liga "Vinicius kuralını" uygulamayacak.

Vinicius Junior

La Liga spanjolle është duke u përgatitur për nisjen e edicionit të ri më 15 gusht, ndërsa do të aplikojë rregulla të rrepta, shkruan “Goal” të enjten. 

Komiteti teknik i gjyqtarëve në Spanjë dëshiron që të ketë më shumë lojë efektive, në mënyrë që ndeshjet të jenë të rrjedhshme dhe më të shpejta. 

Disa prej rregulloreve të lojës së futbollit në Spanjë do të barten nga Kupa e Botës, por me disa ndryshime. 

Nëse qëllimisht vonohet zëvendësimi për më shumë se 10 sekonda, lojtari që pret për t’u inkuadruar duhet të presë për ndërprerjen e parë pasi të ketë kaluar një minutë i plotë i lojës efektive. 

Lojtarët që simulojnë për lëndim do të largohen jashtë vijave kufizuese, dhe do të kenë të drejtë të kthehen pas një minute. 

Nëse portierët gënjejnë për lëndim, sipas gjyqtarit kryesor të ndeshjes, atëherë trajneri duhet ta zgjedhë njërin lojtar që ta lërë fushën brenda dhjetë sekondash, për t’u kthyer sërish më pas. 

Spanja po ashtu ka vendosur që të mos përjashtojë lojtarë për “rregullin Vinicius”, nëse lojtarët në fushë e mbulojnë gojën. 

Ayrıca Barça'nın sıkıntılarına rağmen ateşli bir "Klasik" Futbol Barça'nın sıkıntılarına rağmen ateşli bir "Klasik"

Ky ishte rregull që ishte vendosur nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB). Por, Spanja ka vendosur të dalë kundër këtij vendimi. 

“Besojmë se përjashtimi i lojtarëve do të ishte i padrejtë dhe i tepruar”, kanë shpjeguar zyrtarët e komitetit. 

Në Kupën e Botës pati raste të përjashtimeve të kuq me këtë rregull.