Pa kaluar ende një muaj prej se Spanja e fitoi Kupën e Botës, La Liga është e para prej ligave të mëdha evropiane që fillon edicionin e ri garues, ndonëse fillimi do të jetë më i qetë.
Një ndeshje është shtyrë, kurse skuadrat që e bëjnë La Ligan shumë të përcjellë nëpër botë, Barcelona dhe Real Madridi, nuk do të luajnë deri në fund të javës së ardhshme. Për shkak se kishin shumë lojtarë deri në fund të Kupës së Botës, dhe ata u kthyen më vonë në stërvitje, Barcelona dhe Real Madridi do t’i luajnë më vonë ndeshjet e xhiros së parë.
Një “shpërthim” kërpudhash në fushë bëri që ndeshja hapëse e Celta Vigos ndaj Osasunas, e planifikuar për të dielën, të shtyhej për 27 gusht.
Ndeshjen e xhiros së parë edhe Barcelona e luan më 27 gusht, ndaj Athletic Bilbaos. Ndërkohë më 26 gusht, Real Madridi e pret Real Sociedadin në kuadër të xhiros hapëse. Dy skuadrat e famshme e nisin kampionatin me ndeshjet e xhiros së dytë, më 23 e 24 gusht.
Të shtunën janë dy ndeshje të xhiros së parë të kampionatit spanjoll. Alaves e Getafe takohen nga ora 19:30, ndërsa prej orës 21:30 është takimi Sevilla – Rayo Vallecano.
Ayrıca
Çarşamba gecesi Şampiyonlar Ligi'ndeki en önemli maçlar
Të dielën janë dy ndeshje të tjera, ndërsa xhiroja e parë vazhdon edhe të hënën e të mërkurën.
Barcelona e synon titullin e tretë rresht, me shumë nga lojtarët e saj që shkëlqyen te Spanja në kampanjën që përfundoi me titull të botës. Lamine Yamal, Dani Olmo, Gabi, Pedri dhe Pau Cubarsi ishin të rëndësishëm te Spanja dhe tani synojnë shkëlqimin e radhës te Barcelona. Ferran Torres, që shënoi golin në finale, po transferohet te PSG-ja.
Anthony Gordon është transferuar te Barça, ndërsa do të ndihmojë në mbulimin e hapësirës së krijuar nga largimi i Robert Lewandowskit. Karim Adeyemi po ashtu do të shërbejë për të rritur konkurrencën në sulm.
Rivali i madh i Barçës, Real Madridi, ka bërë ndryshime të mëdha. Ka kthyer Jose Mourinhon për trajner, ndërsa ka transferuar lojtarë të shumtë si Marc Cucurella, Ibrahima Konate, Denzel Dumfries, Bernardo Silva e Yan Diomande. Yjet e mëdhenj të Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë po ashtu nën urdhrat e Mourinhos.
Tek Atletico Madridi janë bërë disa ndryshime, ndërsa gjithë vëmendja ishte tek e ardhmja e Julian Alvarezit.
Në La Liga janë kthyer Racing Santanderi, Malaga dhe Deportivo La Coruna, që i kaloi tetë edicione në divizionet më të ulëta. Pjesë e elitës spanjolle në edicionin e ri nuk do të jenë Mallorca, Girona dhe Oviedo.
Ayrıca
Barcelona ile Atletico Madrid arasındaki üst düzey maç serisi başlıyor.