TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Kosova U15 takımı "Dünya Kupası"nda Sırbistan ile karşılaşabilir.

Kosova U15

Një “Kupë Bote” në futboll fillon të enjten në Azerbajxhan. Pjesë e “FIFA U-15 World Cup & Festival 2026” është edhe Kosova.

“Kupa e Botës U15” do të mbahet në këtë format për herë të parë, me lojtarë të lindur në vitin 2011. 

Në turne marrin pjesë 189 shtete. Ekipet janë të ndara në 32 grupe dhe garojnë për vende në fazën eliminatore. Të gjitha ekipet shpërndahen më pas në gjashtë turne bazuar në rezultatet e tyre, me një fitues që shpallet në secilin prej tyre. Pothuajse 1000 ndeshje janë planifikuar të zhvillohen në 20 fusha të vogla brenda nëntë ditëve. Ndeshjet do të luhen me nga tetë lojtarë, me secilën skuadër të përbërë nga 14 lojtarë. 

FIFA i tha mediumit gjerman “Sportschau”, se ndeshjet e rundit eliminator do të “përcaktoheshin bazuar në rezultatet e fazës së grupeve”. 

Teorikisht, janë të mundshme “ndeshjet” politike.

Ekipet nga federatat izraelite dhe palestineze teorikisht mund të bëhen kundërshtare 

në raundin eliminator.

“Ekipet nga Kosova dhe Serbia nuk lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës në garat e UEFA-s - kjo gjithashtu mund të çojë në një ndeshje të veçantë”, shkruan mediumi gjerman.

Kosova është në Grupin A së bashku me Anguillën, Estoninë, Francën, Maldivet dhe Afrikën e Jugut. 

“Kjo është bukuria e këtij turneu”, tha drejtori i FIFA-s, Arsene Wenger, në një video të publikuar nga organi qeverisës botëror. 

“Ishte një ëndërr të kishim të gjithë nga e gjithë bota së bashku. Në FIFA ne gjithmonë themi se futbolli bashkon botën”.

Qyteti pritës, Baku, u zgjodh për shkak të “infrastrukturës sportive të klasit të parë”, njoftoi FIFA. 

“Presidenti i Azerbajxhanit e kupton rolin që mund të luajë futbolli në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe bashkimin e komuniteteve”, shkroi Infantino në “Instagram”.

Kosova U15 së fundi mori pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Bullgari. Nuk ka ndonjë njoftim nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës U15 në “FIFA U-15 World Cup & Festival 2026”. 

Përzgjedhës i grupmoshës U15 është Ilir Nallbani. Kosova tashmë është nisur drejt Azerbajxhanit.

Mund të përballen po ashtu edhe futbollistët e Iranit kundër Izraelit, pavarësisht se qeveria iraniane ua ndalon sportistëve të saj të garojnë ndaj izraelitëve. Spanja mund të përballet po ashtu me Gjibraltarit. Aktualisht, ekipet nga Spanja dhe 

Gjibraltari nuk lejohen të luajnë kundër njëra-tjetrës në garat e UEFA-s.

Armenia nuk merr pjesë, pasi ka qenë në konflikt me Azerbajxhanin.

Nga “Kupa e Botës” për grupmoshën U15 kanë hequr dorë Ukraina dhe Gjermania. Rusia do të jetë po ashtu pjesëmarrëse për herë të parë që nga përjashtimi nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s. Kishte marrë ftesë në dhjetorin e kaluar së bashku me të gjitha 211 federatat anëtare të FIFA-s.

Një turne i ngjashëm për vajza është planifikuar për vitin 2027.